Operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në gjithë Shqipërinë! Kontrolle në sera, tunele, magazina e pyje! Nuk gjendet asnjë bimë

SHQIPËRI- Një operacion i shtrirë në të gjithë vendin është zhvilluar në orët e para të mëngjesit kundër kultivimit të lëndëve narkotike! Deri më tani, në kuadër të këtij operacioni i cili do vijojë edhe në ditët në vijim, janë kontrolluar tunele, magazina, banesa të braktisura apo dhe sera dhe burimeve zyrtare nuk është gjendur asnjë bimë e mbjellë. 

Me urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, 2225 punonjës të ndarë në 445 grupe kontrolli kanë dalë në terren, të monitoruar nga  drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e drejtorive qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme.

Në përfundim, referuar njoftimit zyrtar, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara. Kontrollet, njoftojnë uniformat blu, do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.

Megjithatë ndonëse nuk ishin në fokus të këtij operacioni, janë kapur dy persona të cilët ishin në kërkim, më konkretisht A. M., person i  shpallur në kërkim për vjedhje. Ai ishte fshehur në një banesë në Shkodër. Po ashtu, po në këtë qytet, në fshatin Gur i Zi i kap dhe një tjetër person me inicialet I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Elbasan
33 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 165 punonjës policie

Gjirokastër
35 grupe kontrolli të përbërë nga 175 punonjës policie

Berat
30 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 150 punonjës policie

Korçë
34 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 170 punonjës policie

Kukës
30 grupe kontrolli ku janë angazhuar 150 punonjës policie

Durrës
40 grupe kontrolli ku janë angazhuar 200 punonjës policie

Fier
30 grupe kontrolli ku janë angazhuar 150 punonjës policie

Shkodër
34 grupe grupe kontrolli ku janë angazhuar 170 punonjës policie

Lezhë
36 grupe grupe kontrolli ku janë angazhuar 180 punonjës policie

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Lufta' ndaj COVID-19/ A është momenti i duhur që të lirohen masat e karantinës?

Komento

Komente

  • Gjeço Vlonjati: 27/02/2020 08:44

    Kontrolloni dhe neper oborret e shtepive të vlonjateve, edhe neper vazot e luleve nqse ka të tilla se vlonjëti qe thoni ju nuk di qe të kete e ti doje lulete por e bene për të mbjelle hashone.

    Përgjigju
  • Labi: 26/02/2020 18:21

    E madhe kjo ku ka tani ne shkurt te dalin nga prilli gjer korrik ca shteti futja porshes na rroft ofl qe kap brabona rruges u marin karrot 3 mij eurshe

    Përgjigju
  • Selenice: 26/02/2020 17:21

    Derrmoni minjete vlonjate!

    Përgjigju