Punonjësit e Agjencisë së Sigurisë që marrin pjesë në operacione të fshehta dhe që u kërcënohet jeta do t’ju ofrohet mbrojtje e veçantë. Qeveria ka miratuar një vendim për të mbrojtur punonjësit të cilët marrin pjesë në operacione për sigurinë, ku shpesh përdorin identitet të dyfishtë.

Masat për mbrojtjen e veçantë të punonjësve do të jenë, ruajtja fizike, ruajtja e banesës ose e pronës, transferimi si dhe dërgimi jashtë shtetit. “Kriteri kryesor për të përfituar mbrojtje është prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Urdhëri për mbrojtjen e punonjësve të angjencisë së inteligjencës firmoset nga Ministri i Mbrojtjes

Kriteret për ta përfituar 
Një punonjës i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes që të përfitojë mbrojtje të veçantë nga Shteti duhet të paraqesë praninë e rrethanave serioze që i rrezikojnë jetën, familjen apo pronën; praninë e rrethanave serioze, që i rrezikojnë jetën, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe praninë e lidhjes shkakёsore, ndërmjet rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen apo pronën dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi ose bashkëpunimit nga individi.

Masat për mbrojtjen e veçantë 
Masat që do të merren nga Shteti për mbrojtjen e veçantë janë: Ruajtja fizike; ruajtja e banesës ose e pronës; transferimi; dërgimi jashtë shtetit; masa tё tjera, nё varësi tё çështjes. Drejtori i Pёrgjithshёm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes merr nё shqyrtim rastet e paraqitura për mbrojtje tё veçantё, me kërkesën e punonjësit, strukturёs së interesuar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe, brenda 3 (tri) ditëve, i propozon ministrit tё Mbrojtjes miratimin e urdhrit për mbrojtjen e veçantë.

Propozimi i drejtorit tё Pёrgjithshёm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, qё i dёrgohet pёr miratim ministrit tё Mbrojtjes, përmban mbështetjen ligjore përkatëse; gjenealitetet e punonjësit apo individit; të dhëna për rrethanat dhe domosdoshmërinë e marrjes së masave për mbrojtjen e veçantë; të dhëna për mënyrën e mbrojtjes, kohën kur do tё merret nё mbrojtje dhe afatin, strukturat qё do ta zbatojnё dhe do ta kontrollojnё zbatimin, si dhe shpenzimet e nevojshme.

Policët Ushtarakë do të marrin veshmbathje një herë në vit
Këshilli i ministrave ka miratuar dje që punonjësit e Policisë Ushtarake të trajtohen me veshmbathje civile në vlerë leku një herë në vit, në masën e gjysmës së pagës mujore. Për përfitimin e kësaj pike, një punonjës duhet të ketë më pak se një vit pune në Policinë Ushtarake dhe të jetë ushtarak aktiv i Forcave të Armatosura. Trajtimi financiar punonjësit të Policisë Ushtarake do t’i jepet në muajin e parë të plotësimit të një viti nga trajtimi i mëparshëm. Do të ketë referencë për trajtimin financiar ku merret paga që përfituesi ka në momentin e lindjes të së drejtës së përfitimit. 



Vendimi i qeverisë
1. Punonjёsit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të cilit, për shkak të ushtrimit të detyrës, i kërcënohen jeta, shëndeti, familja apo prona, i garantohet mbrojtje e veçantë. Punonjёsit të kësaj agjencie i garantohet mbrojtje e veçantë edhe kur merr pjesё nё operacione tё fshehta të agjencisë dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe kur, për shkak të detyrës ose bashkёpunimit, i rrezikohen jeta, shёndeti, familja apo prona. 

2. Mbrojtje e veçantë i garantohet edhe individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe kur, për shkak të bashkёpunimit, i rrezikohen jeta, shёndeti, familja apo prona. 

3. Me mbrojtje të veçantë, sipas këtij vendimi, nënkuptohen masat që merren për sigurimin e jetës, shëndetit, familjes apo pronës së punonjёsit tё Agjencisё sё Inteligjencёs dhe Sigurisё sё Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kёsaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё.

4. Kriteret për të përfituar mbrojtje të veçantë janë, si më poshtë vijon:

a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
b) Prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё;
c) Prania e lidhjes shkakёsore, ndërmjet rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi ose bashkëpunimit nga individi.

5. Masat për mbrojtjen e veçantë janë, si më poshtë vijon:

a) Ruajtja fizike;
b) Ruajtja e banesës ose e pronës;
c) Transferimi;
ç) Dërgimi jashtë shtetit;
d) Masa tё tjera, nё varësi tё çështjes.

6. Drejtori i Pёrgjithshёm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes merr nё shqyrtim rastet e paraqitura për mbrojtje tё veçantё, me kërkesën e punonjësit, strukturёs së interesuar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe, brenda 3 (tri) ditëve, i propozon ministrit tё Mbrojtjes miratimin e urdhrit për mbrojtjen e veçantë.

7. Propozimi i drejtorit tё Pёrgjithshёm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, qё i dёrgohet pёr miratim ministrit tё Mbrojtjes, përmban:

a) mbështetjen ligjore përkatëse;
b) gjenealitetet e punonjësit apo individit; 
c) të dhëna për rrethanat dhe domosdoshmërinë e marrjes së masave për mbrojtjen e veçantë;
ç) të dhëna për mënyrën e mbrojtjes, kohën kur do tё merret nё mbrojtje dhe afatin, strukturat qё do ta zbatojnё dhe do ta kontrollojnё zbatimin, si dhe shpenzimet e nevojshme.

8. Nё rastet e veçanta kur rrethanat përcaktojnë marrjen e masave tё menjëhershme, ministri i Mbrojtjes, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes miraton urdhrin menjëherë.

9. Drejtori i Pёrgjithshёm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, me kërkesë të punonjësit, strukturës së interesuar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose individit, mund t’i propozojё ministrit tё Mbrojtjes zgjatjen e afatit të masave të mbrojtjes, nëse rrethanat për të cilat është siguruar më parë mbrojtja vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas përfundimit të këtij afati.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)