TIRANE- Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Komunat e zonës së Dukagjinit për asgjësimin e bimëve narkotike, nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të sulmit me armë ndaj helikopterit të policisë, si dhe ndalimi i një funksionari vendor.
Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se, gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë është bërë ndalimi i shtetasit Pal Dushku, 19 vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult. Ky shtetas dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjësonin sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë. Nga hetimet e deritanishme ky shtetas dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri helikopterin e Policisë.
Po ashtu është bërë ndalimi i shtetasit Gjon Bungu, 52 vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult. Ky shtetas dyshohet se duke qenë me detyrën e Kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij.
Në deklaratën për shtyp, Policia e Shtetit siguron se operacioni antidrogë do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara me bimë narkotike./ATSH/
/Shqiptarja.com