Operacioni 'Droni 2020'/ Arrestohen dy persona në Gramsh, kultivonin kanabis në fshat

Operacioni 'Droni 2020'/ Arrestohen dy persona në Gramsh, kultivonin kanabis në fshat

Foto ilustruese

GRAMSH- Dy persona janë arrestuar në Gramsh pasi kultivonin kanabis në fshatin Grabovë e Poshtme.

Gjatë operacionit policor “Droni 2020” u arrestuan personat E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit me anë të dronit dhe informacioneve nga banorë të zonës u bë i mundur arrestimi i tyre.

Gjithashtu në lokalin e 33-vjeçarit, policia gjeti  fara kanabisi. Sipas policisë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë