Operacioni 'Flakë në det', SPAK arrestohen edhe 3 pjesëtarë të grupit të Gëzim Çelës, në kërkim mbetet ‘Kapelja’ (EMRAT)

TIRANE- Tre persona të tjerë anatarë të grupit të Gëzim Çelës, u arrestuan me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit të koduar 'Flakë në det'. 

Ata janë Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj . Për secilin prej tyre, SPAK ka nxjerrë edhe akuzat“Trafikimi i narkotikëve”,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni “Flakë në det” i ndërmarrë vitin e kaluar, 15 gusht 2023,  më herët ka çuar në pranga dhe një Komisar të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili akuzohej se bashkëpunonte me të ashtuquajturin 'baronin e drogës', Gëzim Çelën dhe anëtarë të tjerë të grupit me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit. 

Në pranga me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO më 28 prill 2024 kanë rënë këta persona: Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj.

"Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e  Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a,  333/a dhe 334 të Kodit Penal" informoi sot SPAK. 

Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim  janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30 prill 2024. Gjatë ekzekutimit të vendimit për caktimin e masave të sigurimit, është ushtruar kontroll në disa banesa dhe subjekte tregëtare, informoi sot SPAK.

Edhe Çela një ish-oficer i forcave speciale, tashmë është i arrestuar. Fillimisht në pranga ranë bashkëpunëtorët më të ngushtë, ata që kishin role direkte në trafikun e drogës. Më pas, ata që i kanë shërbyer atij me pushtetin e tyre. Pas komisarit Dritan Metaj, për të cilin në dosje thuhet se i ka qendruar afër baronit të tij, në të gjitha format, nga sinjalizimet, mbrojtja, por dhe levizja me makinë, zyrtarët e lartë të INUV në Lezhë janë viktimat më të fundit.

Në burg përfundoi kryeinspektori i Kurbinit, Jetmir Muzhika, ish-drejtori i Inspektoriatit të Territorit në Lezhë, Flori Gjini, aktualisht Drejtor i Filialit të Postes në arrest shtëpie, sikurse u pezulluan të gjithë inspektorët. Kjo për shkak se një objekt i ri afër resortit të Çelës në Fushë Kuqe, nuk kishin leje. Nuk dihet ende sa të tjerë do të arrestohen, një rrjet që u zbulua nga përgjimet e shpeshta mes sh-policit Amarildo Ismailukaj me skafistin Arben Dalipi, me pseudonimin ‘Kapelja” që ia doli të arratiset në 15 gusht kur i vunë flakën drogës në det. Grupi ku Çela është dënuar për herë të parë, u bë shumë i njohur, pas arrestimit të Valentina Tufinës e njohur si “Tezja e Kokainës”

Flake ne det, veliera e djegur dhe arrestimi i Çeles 
Arrestimet janë vijim i operacionit “Flakë në Det” të nisur më 15 gusht 2023 kur u arrestuan 6 persona, 4 shqiptare dhe dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së.

Në dhjetor 2023 në Kosovë arrestohet Gëzim Çela.  55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht 2023 u godit grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Mbrëmjen e 15 gushtit 2023 në det të hapur (Adriatik), rreth 18 milje larg Lagunës së Patokut po tentohej shkëmbimi i 23 kg kokainë me kanabis. Dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. Gomonia ishte nisur nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin.

SPAK ka sekuestruar dhe pasuritë e Gëzim Çelës dhe kompleksin  Royal Blue" në Patok të Kurbinit.

Operacioni "Flakë në det" 
Më 30 prill 2024 
Arrestohen 

1- Alket Deda
2- Ksenofon Bodo
3- Selami Lushkaj
Më 7 mars 2024
Gëzim Çela ekstradohet nga Kosova
Dhjetor 2023
Gezim Çela - Arrestohet ne Kosove
Më 9 tetor 2023
Arrestohet 

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit
Në kërkim
1.Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe
2.Arben Dalipaj,  banues në Vlorë
3.Roland Guza, banues në Durrës
Në 15 gusht 2023
Arrestohen:

1.Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; - ish efektiv i policisë së Kurbinit
2. Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;
3. Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; - Nipi i Gëzim Çelës 
4. Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;
5. Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;
6.Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur

Kosova jashtë agjendës së takimit të KE, Hasani: Mundësi e humbur