Zbatohet urdhri i Ramës, pensionistëve dhe familjeve në nevojë u çohet pazari dhe ushqimet në shtëpi

Në situatën kur I gjithë vendi është në karantinë për shkak të koronavirusit, shtresa më nevojtare në këtë kohë janë pensionistët të cilët jetojnë vetëm dhe familjet në nevojë. Kujdesi ndaj tyre me pako ushqimore, pazare apo edhe barna mjekësore ka qenë një nga porositë e para të kryeministrit Rama.

Ndihma për këto shtresa është parësore pasi është edhe grupmosha që preket më lehtësisht dhe ka pasojat më agresive nga virusi, për këtë ato duhen ndihmuar dhe të mos dalin nga shtëpia.

Ky urdhër i kryeministrit është vënë në zbatim ku grupe pune në të gjitha bashkitë e vendit kanë dalë për të ndihmuar në të gjitha mënyrat pensionistët që hetojnë vetëm dhe familjet në nevojë në këto kohë emergjence që shkaktoi koronavirusi.

Ndihma do të vijë që nga bërja e pazarit, kujdesi shëndetësor dhe pako ushqimore në mënyrë që të përballojnë jetesën e tyre të sigurt brenda shtëpisë, madje atyre u është marrë dhe numri i kontakti që të lajmërojnë për çdo nevojë që do të kenë.

Pas ndihmës humanitare, atyre u bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurtë në mënyrë që të gjithë të japin kontributin e tyre në ‘luftën’ me koronavirusin.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë