Operacioni ndërkombëtar antidrogë, SPAK: U sekuestruan 5 mln euro pasuri e ardhur nga krimi, 67 të arrestuar në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera

Operacioni ndërkombëtar antidrogë, SPAK: U sekuestruan 5 mln euro pasuri e ardhur nga krimi, 67 të arrestuar në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera

1707138242_1698761558spak.jpeg

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon operacionit të koduar “Muratori”, hetimet për të cilin kanë nisur që në vitin 2021, duke sjellë më pas arrestimin e 21 personave në Shqipëri në qershor të vitit 2023.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se falë bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe Eurojust, ditën e sotme janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.

Lidhur me këtë operacion, së Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.

Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.

Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:

Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;

Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;

Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar;


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori