VIDEO/ Operacion ndërkombëtar antidrogë në disa shtete, mes të arrestuarve 65 shqiptarë! Në Shqipëri sekuestrohen 5 mln euro pasuri (EMRAT)

Firence- Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është ndërmarrë njëkohësisht në disa shtete mëngjesin e sotëm (5 shkurt 2024) për të ekzekutuar 83 urdhërarreste të lëshuara nga  Drejtoria e Antimafias e Firences.

Nga 83 urdhërarreste, 70 janë urdhërarreste me burg - Nga këta 68 janë shqiptarë, ndërsa 2 janë italianë -. Për 8 persona është firmosur masa arrest shtëpie ndërsa për 4 detyrim me paraqitje. 

33 prej të arrestuarve u prangosën në rajonin e Toskanës, të tjerët në pjesën tjetër të Italisë, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar. 
Report Tv e Shqiptarja.com mëson se 10 persona janë arrestuar në Shqipëri. Ndërsa Shqiptarja.com zbardhi emrat e 65 shqiptarëve të arrestuar.

Ky operacion u ndërmor në kuadër të dy viteve hetim ku kanë bashkëpunuar dhe organizma ndërkombëtare si Eurojust, Interpol dhe Europol. Prokurori i SPAK, Vladimir Mara i cili ishte pjesë e konferencës së përbashkët të 5 shkurtit 2024 me prokurorët italianë deklaroi se ishin shkatërruar 4 grupe kriminale. 

Operacioni i koduar "Muratori" çmontoi një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë,ekstazi, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri si dhe me tregtinë me pakicë  të lëndëve narkotike në Firence.

"Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta" informoi sot SPAK.

Në një konferencë të përbashkët me prokurorët e antimafias, Prokurori i SPAK  Vladimir Mara tha kishin dokumentuar veprimtarinë e 4 grupeve kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pothuajse të gjithë Europën duke e furnizuar me sasi të konsiderueshme lëndës narkotike 

Veç arrestimeve anëtarëve të grupeve kriminale u janë sekuestruar dhe pasuritë e vendosura në Shqipëri mes tyre 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e 18 pasuri të paluajtshme

'Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme. Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore. Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro' informoi sot SPAK.

Në kuadër të këtyre hetimeve është dhe operacioni i ndërmarrë më 27 qershor 2023 kur në Shqipëri u arrestuan 21 persona që trafikonin lëndën narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Itali e BE. Mes të arrestuave ishte dhe një polic i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Ndiqni lajmet bashkangjtur në zhvillim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Shqiptarja.com zbardh dosjen e antimafias në Fierence/ Kledjon Muçollari 'kapoja' i grupit që trafikonte kokainë nga Holanda në Itali

1707148300_kara.JPG

Shqiptarja.com zbardh dhe rolet e disa prej shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Muratori’ në Itali ndërmarrë pas hetimeve të drejtorisë së antimafias italiane në Firence në bashkëpunim dhe me SPAK, Eurojust e Europol

Njëri grup, siguronte kokainën në Holandë ndërsa hashashin dhe marijuanën në Spanjë dhe Shqipëri për ta shitur në tregun italian. Grupi, sipas dosjes, drejtohej nga Kledjon Muçollari ndërsa bashkëpunëtori i tij i ngushtë ishte Ervis Vangjeli. Në dosjen e antimafias thuhet se ky grup aktivitetin e tyre kriminal e kanë kryer në Firence nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2021.

Grupi përbëhej nga Kledjon Mucollari, Elvis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Ganna Chaplygina, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Klisman Cepele dhe Melei Yasmine e de mel.

Kledjon Muçollari akuzohet si organizatori koordinator dhe drejtuesi. Ai merrej me sigurimin e kokainës në Holandë, hashashit dhe marijuanës në Spanjë dhe Shqipëri, duke mbajtur kontakte me furnizuesit e këtyre drogave dhe importimin e mëpasshëm në Itali, duke marrë pjesë gjithashtu në rishitjen e mëvonshme në Itali 

Ervis Vangjeli  akuzohet se ishte bashkëpunëtori përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me klientët e kokainës në territorin italian, dhe ndiqte direktivat e Kledjon Muçollarit dhe duke kryer drejtpërdrejt dërgesat dhe transportin e mallrave.

Kristian Ibrahimaj akuzohet se ishte korrier i lëndës narkotike që vepron si stafetë gjatë transportit të drogës tek klientët për sëqatën kriminale.

Alban Mahilaj akuzohet për transport të ngarkesave me marijuanë për llogari të organizatës kriminale deri në momentin kur dhe është arrestuar më 5 shkurt 2020

Klaudia Sulejmani ishte e dashura e Kledjon Muçollarit dhe kishte detyrë të ruante lekët e trafikut të drogës dhe të vinte në dispozicion autoveturën e saj Toyota Yaris për Kledjon  Muçollari për nevojat e grupit krimimal.

Besmir Selamaj vinte në dispozicion garazhin ku ruhej lënda narkotike edhe të tjerët siguronin vendet për të ruajtur lëndën narkotike.

Altin Ymeraj, Mark Lisi dhe Ani Kuçi dhe Klisman Çepeli ruanin lëndën narkotike nëpër banesat e tyre, ndërsa Melei Yasmine e de mel e ruante tek garazhi i gjyshes së vet.

Dosja u sigurua nga gazetarja Keti Banushi. 

Ora 15:43
Operacioni ndërkombëtar antidrogë ku u arrestuan 65 shqiptarë, Balla: Përgëzime policisë për vendosjen e një niveli të ri besimi

1706530702_balla.jpeg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në kuadër të operacionit të SPAK në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe Interpol, ku në pranga ranë 67 persona, mes tyre 65 shqiptarë për trafik droge në vende të ndryshme të BE.

Balla ka përgëzuar policinë e shtetit duke theksuar se ka vendosur një nivel të ri besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese.

“Një tjetër operacion ndërkombëtar Interpol, Europol, Eurojust, agjenci ligjzbatuese nga disa vende europiane, me pjesëmarrjen efikase të SPAK dhe Policisë së Shtetit është përmbyllur me sukses të plotë në gjetjen anëtarëve të një grupi kriminal dhe vendosjen e tyre para drejtësisë. Përgëzime strukturave të Policisë së Shtetit në vendosjen e një niveli të ri të rëndësishëm besimi dhe bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere”- tha Balla.

Ora 14:49
Operacioni ndërkombëtar antidrogë 'Muratori', Shqiptarja.com zbardh emrat e 65 shqiptarëve të arrestuar

Shqiptarja.com siguron dosjen  eoperacionit ndërkombëtar të ndërmarrë sot në disa shtete.

Në Shqipëri u arrestuan 10 persona.

Operacioni antidrogë, Gjykata e Firences lëshoi 92 masa sigurie, 65 prej tyre shqiptarë

1.            Kledjon Muçollari
2.            Ervis Vangjeli
3.            Eljon Laçi
4.            Kristian Ibrahimaj
5.            Alban Mahilaj
6.            Klaudia Sulejmani
7.            Besmir Selamaj
8.            Gabriela Avduli
9.            Francesko Doda
10.         Latin Ymeraj
11.         Erando Mara
12.         Antonio Hoxha
13.         Elsit Vera
14.         Dritan Begaj
15.         Mark Lisi
16.         Ergys Leka
17.         Fatmir Gjeci
18.         Astrit Dedaj
19.         Syrja Kapaj
20.         Mark Malocaj
21.         Alket Muca
22.         Xhulio Kastrati
23.         Elvis Kuçi
24.         Klisman Çepele
25.         Eiton Kullolli
26.         Pajtim Kullolli
27.         Ergi Tomorri
28.         Manuel Mone
29.         Alban Ramadani
30.         Gjon Ndreu
31.         Simon Myftari
32.         Blerim Myftari
33.         Lorenco Malaj
34.         Barjam Malaj
35.         Ani Kuçi
36.         Spiro Petro
37.         Emiljano Balla
38.         Hektor Turku
39.         Armand Meco
40.         Fael Xhelili
41.         Renato Qevani
42.         Emirjan Hoxha
43.         Fabjan Drini
44.         Daniel Elezi
45.         Ferdi Ndrejaj
46.         Gjergj Ndrejaj
47.         Amarildo Alla
48.         Emiljano Alla
49.         Eneo Abedini
50.         Qamil Abedini
51.         Endri Çoku
52.         Ervin Myftarja (Viku)
53.         Indrit Kolgjokaj
54.         Eraldo Kolgjokaj
55.         Marcello Gjaci
56.         Riniol Tasi
57.         Prelë Kolnikaj
58.         Arbri Xherahu
59.         Lazer Pervataj
60.         Vahit Luca
61.         Amarildo Mustafai
62.         Rudina Macoraj
63.         Kristjana Kolnikaj
64.         Elis Meco
65.         Endri Sercan

Ora 13:56
Operacioni ndërkombëtar antidrogë, SPAK: U sekuestruan 5 mln euro pasuri e ardhur nga krimi, 67 të arrestuar në Shqipëri dhe 4 shtete të tjera

1707138242_1698761558spak.jpeg

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon operacionit të koduar “Muratori”, hetimet për të cilin kanë nisur që në vitin 2021, duke sjellë më pas arrestimin e 21 personave në Shqipëri në qershor të vitit 2023.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se falë bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe Eurojust, ditën e sotme janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 milionë euro ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.

Lidhur me këtë operacion, së Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.

Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.

Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.

Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.

Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.

Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.

Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:

Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;

Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;

Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar;

Ora 13:23
Megaoperacioni i SPAK dhe Europol, goditen 4 grupe kriminale të trafikut të drogës! Prokurori Mara: Në Shqipëri, mbi 200 llogari bankare të sekuestruara

Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje për goditjen e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës në vendet e BE. Ai ka theksuar se në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë zgjatur 2 vite, në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.

“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që i janë hequr nga dora krimit të organizuar dhe do te kalojnë në llogari të shtetit. Më 27 qershor 2023 janë arrestuar 21 persona. Te gjithë ketë ishin trafikante te narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës”- tha mes të tjerash prokurori.  

Kujtojmë se në 27 qershor të vitit të kaluar SPAK dhe prokuroria e Firences dhanë detajet për arrestimin e 21 personave dhe goditjen e grupit kriminal që trafikonte drogë të llojit kanabis dhe heroinë që vinte nga Siria dhe Turqia për të kaluar më pas drejt Italisë. 

Ora 13:11
Goditja e grupeve kriminale që trafikonin drogë në Itali, Spanjë e Holandë! Bashkëpunim mes SPAK dhe Europol, 2 vite hetime, mes 83 të arrestuarve edhe shqiptarë

1707134877_spak.jpg

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bashkëpunuar me Interpol, Eurojust dhe Europol për një operacion ndërkombëtar kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Mësohet se Prokuroria e Firences në Itali ka lëshuar 83 urdhër-urdhër arreste, ku mes të cilëve përfshihen edhe shtetas shqiptarë. Mësohet se trafiku i drogës është kryer në Spanjë, Itali dhe Holandë ndërsa hetimet për këtë operacion kanë zgjatur prej 2 vitesh dhe janë ende në vijim.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 06/02/2024 12:07

    Prezi i demogracis, qa kena mjell do korrim Kjo ashte politika e bukur shqiptare

    Përgjigju
  • Iris: 06/02/2024 03:15

    65 shqiptare dhe vetem ne nje dite! /E rrembyem/ Liam Neeson,apo /na rrembeu/ prape?!

    Përgjigju
  • Novak Rodi: 05/02/2024 15:43

    Te gjith ke veni asnje jasht , jasht vetem ata me djersen e ballit.

    Përgjigju
  • WTF: 05/02/2024 15:28

    Lista me emrat e plehrave anti Shqipetar qe shesin nderin dhe fytyren per pak leke! Per shkak te ketyre plehrave nuk rrespektohen 99% e njerezve te punes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit