Operacioni për heqjen e kamerave, eksperti i kriminalistikës: Grupeve kriminale nuk u mungojnë informatorët në radhët e policisë

TIRANË- Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë vendin çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme, të cilat përdoreshin nga grupet kriminale për të vëzhguar rivalët dhe Policinë.

 Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në Report Tv thotë se problemi që del nga ky operacion është ai i mosmonitorimit i territorit. I ftuar në emisionin Shtypi i Ditës me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tha se policia duhej të vinte masa administrative për inspektorët në zonat të cilat u gjetën kamerat.

“Problemi kryesor që del është mosmonitorimi i territorit. Zona ka një inspektor krimeve dhe një specialist të zonës, në këtë kuadër krahas zbulimit të këtyre kamerave ishte e detyrueshme që policia të dilte me masa administrative ndaj personave në zonat ku janë gjetur kamerat”, tha Rexhepi.

Ndonëse policia deri më tani ka hequr kamera në shumë qytete, eksperti thotë se grupeve kriminale nuk u mungojnë informatorët, e madje shpesh në shërbim të tyre janë edhe efektivët e policisë.

“Si vepër pasja e kamerave dhe nëse janë monitoruar strukturat e policisë është e rëndë. Që janë ca kamera të paligjshme nuk është kaq e rëndë. Pozitiv është ky lloj reagimi. Njerëz të njohur të botës së krimit s’kanë pse të kenë monitorim të territorit. Të paktën policia ka dijeni që në operacione mund të jetë e monitoruar dhe të marrë masa që edhe përse të jetë e monitoruar të ketë rezultate. Ne kapëm ca kamera në pika të dukshme, por teknologjia ka ecur mund të ketë kamera të sofistikuara të fshehta që nuk kapen. Krimit nuk i mungojnë informatorët në radhët e policisë, shpesh kanë qenë në shërbim të tyre”, tha Rexhepi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 30/01/2023 12:04

    ne domje te altin lamaj pastaj te venezia! dhe te shpia tom doshit lere pogradecin dhe grupet e korces

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje

Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje