Operacioni që shkatërroi 4 grupe kriminale! Lleshaj: Nuk mbyllet me kaq! Këtë vit u sekuestruan 55 mln euro para të 'pista'

Operacioni që shkatërroi 4 grupe kriminale! Lleshaj: Nuk mbyllet me kaq! Këtë vit u sekuestruan 55 mln euro para të 'pista'

Sandër Lleshaj

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas finalizimit të operacionit ndërkombëtar gjatë të cilit  janë vënë para ligjit 57 persona në Shqipëri dhe Greqi. Lleshaj thotë se nuk mbyllet me kaq  ndërsa shprehet se lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar.

"Operacioni ndërkombëtar "LIMIT" shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit.
Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.
Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT" ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane.
Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion", shkruan Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjere popull: 12/09/2019 17:29

    Epo mire qe i pastroni ju mqs qenkan te pista. 55 mln euro, ku shkojne kaq shume para se kuptoj, su ngopet njehere ju ngrene derri ju dreqer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb