Operacioni 'Tempulli', në pranga 29-vjeçari! Shkon në 94 numri i të ndaluarve në Tiranë
Foto nga operacioni 'Tempulli' (arkiv)
TIRANË- Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ ka rënë në pranga në Tiranë. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, A. Sh., për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Me arrestimit e 29-vjeçarit, numri i të ndaluarve për qytetin e Tiranës ka shkuar në 94.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën "Mine Peza", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia.
Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
39.5%
-
Të ndarë
49.7%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 1136
Lajme të tjera
-
FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
28 Nëntor, 09:16
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor, 18:13
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua
27 Nëntor, 13:06
-
Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë
27 Nëntor, 12:43
-
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
27 Nëntor, 12:02
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë
26 Nëntor, 21:55
-
Halili, taksisti në Tiranë që i ktheu kuletën e humbur regjisorit të njohur! Historia frymëzuese
26 Nëntor, 18:17
-
Tentoi të korruptojë efektivët e Policisë Rrugore pasi u kap në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Tiranë
26 Nëntor, 13:24
"Po lutemi" qe ky megaoperacioni tempulli i Taulantit,mos te na dali si mega operacioni Lazarati i Tahirit,d.m.th hiqja njeres zon biznesin,dhe jepja zones tjeter ?
Përgjigju