Operacioni 'Tempulli', në pranga 19-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 91 numri i të ndaluarve në Tiranë

TIRANË- Një 19 vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit ‘Tempulli’. Në pranga ka rënë Luis Nelaj, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.    

Me arrestimin e 19-vjeçarit Nelaj, në qytetin e Tiranës ka shkuar në 91 numri i të ndaluarve për këtë operacion, ndërsa 20 të tjerë janë ende në kërkim. 

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se drejt Shqipërisë do të udhëtonte një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Tempulli", kanë koordinuar veprimet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi L. N., 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar 233 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Del FOTO, kush është 19-vjeçari i arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’

1695029498_luisnelaj.jpg

Ky është 19-vjeçari Luis Nelaj, 19 vjeç, i cili u arrestua ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Nelaj ishte shpallur në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Me arrestimin e tij, numri i të ndaluarve për qytetin e Tiranës ka shkuar në 91.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim