STOKHOLM, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ - Fituesi i Çmimit Nobel të ekonomisë, francezi Jean Tirole, deklaroi sot se Franca duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë dhe të Suedisë dhe të ndërmarrë reforma të tregut, të punësimit dhe të shtetit.
"Ne duhet të ndjekim shembullin e vendeve si Gjermania dhe Suedia, që kanë njohur momente të vështira dhe kanë bërë shumë reforma", tha Tirole gjatë një konference për shtyp në Stokholm.
"Ne duhet të bëjmë reforma që personat të kthehen në punë dhe gjithashtu të reformojmë shtetin sikurse kanë bërë shumë vende të tjera", shtoi ai.
"Nëse nuk keni një ekonomi të zbatuar, borxhi rritet, dhe më pas në një moment të caktuar duhet të shkohet tek shteti social që për mendimin tim do të ishte katastrofik", paralajmëroi ekonomisti.
"Por ne duhet të përgatisim të ardhmen dhe të ndjekim në veçanti shembullin e dhënë nga këto vende", përfudnoi ai, duke theksuar se "nuk do të qëndronte në Francë nëse nuk besonte tek Franca".
Jean Tirole është francezi i tretë që merr Çmimin Nobel të Ekonomisë. Ai është president i Fondacionit "Jean Jacques Laffont", "Toulouse School of Economics", që konsiderohet si një nga 10 qendrat e kërkimit ekonomik më të mira në botë./
/G.S/