Mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe Avokatit të Popullit.

Deputetët e Partisë Demokratike akuzuan Endrit Shabanin, për mosreagimin ndaj shoqërimeve dhe arrestimeve të protestuesve gjatë protestës së qytetarëve. Ivi Kaso, tha se prej 45 ditësh protestuesit kanë denoncuar përdorim të forcës nga ana e policisë.

“Njiheni me problematikën e protestave që tashmë prej 45 ditësh i kanë shtyrë qytetarët në rrugë, protesta të cilat, në raste të caktuara kanë pasur edhe një përgjigje jo proporcionale nga policia e shtetit dhe ka patur pretendime publikisht nga protestuesit për mungesën e aktivitetit të avokatit të popullit përsa i përket evidentimit të problematikave të tyre, gjendjes së tyre, krah në momentet në të cilat ata janë shoqëruar në paraburgime të tjera. Unë si qytetar e kam të vështirë ta pranoj kur kjo ndodh në një protestë të thirrur nga qytetarët, jo nga forcat politike, në të cilën vetë qytetarët, që duhet të jenë thelbi dhe misioni i institucionit tuaj, ankohen që nuk kemi avokatin e popullit në krah”, tha Kaso.

“Perceptimi i institucionit të avokatit të popullit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e institucionit kushtetues prandaj do e shfrytëzoj këtë moment për të bërë thirrje që sulmet ndaj institucionit, të mos i shihni si pikë politike ndaj drejtuesve të institucionit por t'i shihni si përgjegjësi, sepse çdo sulm politik ndaj institucionit apo ndaj drejtuesit në fakt dëmton institucionin. Në lidhje me pyetjen e fundit nuk është i bazuar në të vërtetën, e cila është lehtësisht e verifikueshme nga çdo qytetar që është i interesuar. Roli i Avokatit të Popullit nuk është të mbështesë kërkesat politike të aktorëve politikë, por duhet të garantojë të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kërkesa që avokati i popullit të dalë si protestues me qëndrime politike mendoj që është e pabazuar dhe dëmton edhe besueshmërinë e institucionit, kështu që po shfrytëzoj këtë rast për t'i kërkuar që të mos ta inkurajoni, sepse në fakt nuk i shërben këtij institucioni kështu, pavarësisht se kush e drejton atë sot apo të ardhmen”, tha Shabani.

Si një figurë që ka drejtuar partinë “Nisma Thurje” dhe kandidoi në zgjedhjet e fundit me Adriatik Lapajn, më të cilin edhe u përplasen për mandatin e fituar, opozita vuri në dyshim shkëputjen e Shabanit nga politika, duke kritikuar qëndrimet e tij, pretendim reagim të ashpër nga Avokati i Popullit.

“Unë besoj që pavarësisht konsideratave politike që mund të ketë patur Avokati i Popullit, para se të merrte këtë detyrë, nuk i takon ti drejtohet komisionit ose anëtarëve të komisionit me thirrjen që të “shmangin sulmet politike” sepse kjo nuk është një seancë sulmesh politike. Në qoftë se do të kishte të tilla, do të kishte nga forume të tjera, nga podiume të tjera. Nuk ua kërkoj unë të dilni. Nuk e keni bërë kur keni qënë në opozitë.  S'mund t'ua kërkoj tani në momentin që jeni avokat populli me votat e mazhorancës. S'e keni bërë kur duhet ta bënit. S'mund t'ua kërkoj tani. S'mund t'ua kërkoj tani që ju ka emëruar mazhoranca avokat populli, kështu që mos kemi keqkuptim në këtë pikë”, tha Kaso.

“ Ju jeni shkëputur nga e djeshmja juaj politike? sepse un epshe gjuhen dhe reagimin tuaj që ishte politik. Do doja te kishit gjuhë kushtetuese”, tha Xhafaj.

“Për këtë pyetje nuk ka ved për koment. Në lidhje me përmbushjen e rekomandimeve. Tani, ky avokati i popullit 21% të rekomandimeve tona zbatohen. Nëse ju doni jeni të kënaqur me këtë performancë, unë nuk jam i kënaqur”, tha Shabani.

“Leji me çfarë jemi ne të kënaqur apo të pakënaqur. Ndrysho gjhë se  po më flet sikur je kryetar i partisë këtu, jo avokati i popullit”, tha Xhafaj.

“Zoti Xhafa, kjo nuk ju nderon, kjo që po më bëni. Unë kam ardhur këtu të përfaqësoj avokatin e popullit, nuk kam ardhur përballen politikisht me ju. Xhafa ju jeni politikan, unë nuk jam. Tani a mund ta vazhdoj? Nuk po bëjmë  historikun se çka keni qenë ju, se çka kam qenë unë se nuk është për nder të askujt. Jam këtu për të përfaqësuar avokatin e popullit, mendova që do raportoj për vitin 2025”, tha Shabani.

Në fund në Komision u miratua projektrezoluta për Avokatin e Popullit, me 7 rekomandime nga ana e ligjvënësve, ku nga Ombudsmani kërkohet më shumë transparencë, një plan vjetor dhe përqendrim më i madh në grupet vulnerable.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
‘Mos më fol si kryetar partie’, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare! Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon

Drejtuesi i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj dhe Avokati i Popullit, Endrit Shabani janë përfshirë në replika me njëri-tjetrin gjatë raportimit të këtij të fundit në komision.

Diskutimi nisi pasi Shabani u shpreh se vetëm 21% e rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit zbatohen, një vlerësim aspak i arrirë sipas Shabanit. Xhafaj u shpreh se kjo gjuhë i ngjason një kryetari partie dhe jo një përfaqësuesi institucioni jo partiak.

Pjesë nga diskutimi

Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.

Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.

Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.

Xhafaj: Ke qenë.

Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.