TIRANE- Partia Demokratike paraqiti dje në Komisionin Hetimor, videon ku drejtori i Përgjithshëm Artan Didi, në vitin 1999 ka qëlluar me armë ndaj autobusit i cili ishte marrë peng nga Flamur Pisli. Sipas kësaj videoje, Didi ka qëlluar me automatik Kallashnikov ndaj autobusit ku mbeti i vrarë një shtetas grek Jorgos Kuluri. Kjo mjaftoi që PD të akuzonte keun e Policisë së Shtetit, si një vrasës i cili kryen ekzekutime pa gjyq.
Mbledhja
Mbledhja e djeshme e Komisionit Hetimor për lëvizjet në administratën e Policisë së Shtetit u bë në dy pjesë. Pjesa e parë ishte ajo ku përfaqësuyesit e mazhorancës u larguan nga mbledhja me argumentin se PD nuk pranon që të bëjë hetim por show mediatik. Deputeti Taulant Balla theksoi se PD nuk kishte përgtatitur raportin e hetimit, pasi dje ishte dita ku ishte përcaktuar përpilimi i tij në mënyrë që të shkonte më pas në seancë plenare. Kësisoj mazhoranca u largua nga mbledhja, duke lënë brenda vetëm deputetët e opozitës. Pavarësisht se nuk kishin kuorum, PD e bëri detyrën e saj duke pasqyruar videon nëpërmjet një projektori. Që në fillim të seancës, Ristani theksoi se komisioni nuk kishte kuorum që të merrte vendime, kësisoj bëri vetëm pasqyrimin e videos ku Didi qëllonte me kallashnikov ndaj autobusit të marrë peng nga shtetasi shqiptar Flamur Pisli në afërsi të Krrabës në Elbasan.
Fiken dritat
Në momentin kur deputetët e Partisë Demokratike po përgatiteshin që të pasqyronin videon, pati një shkëputje të energjisë elektrike. Por në fillim u supozua si një defekt teknik i Kuvendit. Pasi riardhjes së energjisë elektrike pas pak sekondash shkëputje, deputetët e PD-së vajtën që të ndiznin video-projektorin në mënyrë që të tregonin videon. Por sapo po hapej aparatura, energjia elektrike u shkëput sërish. Në këtë pikë, dy deputetët të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri kërkuan nga punonjësit e gardës që të shkonin dhe të kontrollonin pasi sipas tyre, ky ishte një sabotim që po bëhej nga ana e mazhorancës në mënyrë që të mos pasqyrohej video. “Çoni gardën tek automati, pasi po e ulin qëllimisht ata të mazhorancës”,-tha Strazimiri. Por pas tij, Bylykbashi kërkoi që krahas gardës të shkonte edhe media. Menjëherë pas përfundimit të këtyre kërkesave të PD-së, energjia elektrike rierdhi sërish dhe nuk u shkëput më, ku u vijua me pasqyrimin e pamjeve të ndodhura në vitin 1999.
Akuzat
Pas fillimit të prezantimit të videos, kreu i Komisionit Hetimor, Arben Ristani, akuzoi kreun e Policisë së Shtetit si një person që është përfshirë në një vepër kriminale dhe këtë gjë do t’ia paraqesë prokurorisë nëpërmjet raportit të saj. “Didi dyshohet se është i përfshirë në një veprim që për ne është kriminal pasi ekzekuton një njeri të pafajshëm gjatë një operacioni policor. Autobusi i marrë peng, ndalon. Është dukshëm e kuptueshme që kemi të bëjmë me ekzekutimin e një qytetari të pafajshëm që ndodh, do e shihni se personi i dyshuar për pengmarrës është vrarë në mes të autobusit me snajper, ndërkohë që kryhej veprimi tjetër që juve e patë”,- tha Ristani. Ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, doli para monitorit duke bërë edhe prezantimin e videos.
Me një laps në dorë ai tregon ngjarjen e ndodhur duke hedhur akuza të forta nda Artan Didit. “Didi drejtonte operacionin, për çfarë duhet të vritej një qytetar i pafajshëm pasi është neutralizuar pengmarrësi. Këtë material ne e disponojmë nga mediat greke dhe ne do t’ia vemë në dispozicion prokurorisë. Drejtori i Policisë së Shtetit është fshehur pas një ngjarje kriminale, duke vrarë një qytetar të pafajshëm. Ndaj kërkojmë të hetohet kjo ngjarje”- tha Noka.
Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com