Procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive.

Ndërkohë për miratim kaloi dhe lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe ndërsa abstenuan demokratët Luçiano Boçi, Gent Stazimiri dhe Elda Hoti.

Lista për kryetarët zëvendësues u miratua me 87 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa lista e kryetarëve të komisioneve u miratua me 84 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim nga demokrati Igli Cara dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi.

Deputeti që votoi kundër miratimit të listave për përbërjen e komisioneve të përhershme ishte Erald Kapri, deputet i Partisë Mundësia. Ndërkohë Elda Hoti, Luçiano Boçi, Edmond Haxhinasko dhe deputeti i partisë Lëvizja Bashkë, Redi Muçi abstenuan për miratimin e anëtarëve zëvendësues për përbërjen e komisioneve të përhershme.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve