PRAGË - Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të votimit, grupi opozitar ‘Së Bashku’ i qendrës së djathtë çeke doli fitues ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet parlamentare të shtunën në Republikën Çeke.
Sipas një llogaritjeje nga Televizioni Çek, grupi opozitar ‘Së Bashku’ dhe një grup tjetër opozitar liberalë janë në rrugën e duhur për të fituar një total prej 108 vendesh në dhomën e ulët të parlamentit prej 200 vendesh.
Kjo u jep dy partive një shans për të formuar një qeveri për të zëvendësuar kryeministrin Babis dhe dy partitë e tij aleate, të cilat nuk arritën të fitojnë vota të mjafteshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet dy-ditore që përfunduan mesditën e së shtunës.
Babis, 67 vjeç, u përball me kritikat gjatë fushatës për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për rritjen e shpejtë të borxhit dhe për përdorimin e detyrës për interesat e biznesit të tij. Babis i mohon të gjitha akuzat.
Rezultatet nga 98.3% qendrat e votimit treguan se grupi ‘Së Bashku” ka fituar 27.49% të votave kundrejt, parties ANO me 27.39% dhe grupit liberalë me 15.39%.
"Opozita demokratike do të ketë shumicën dhe kjo do të shënojë fundin e dominimit të Andrej Babis," tha shefi i parties liberale Ivan Bartos. "Sonte ne ... ndoshta do të fillojmë bisedimet me koalicionin tjetër mbi mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme".
Koalicionet refuzojnë të bashkëpunojnë me Adrej Babis për shkak të atyre që ata thonë se janë konflikte të papranueshme të interesit që lidhen me perandorinë e biznesit që ai krijoi para se të hynte në politikë.
Opozita është zotuar të shkurtojë deficitin buxhetor dhe të përmirësojë transparencën e qeverisë./VOA
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gola dhe asiste, Qazim Laçi dhe Rrahmani shkëlqejnë në Çeki! Mesfushori shënon nga goditja e dënimit
4 Dhjetor 2024, 11:25
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor 2024, 13:15
-
Liga e Kombeve/ Shqipëri - Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit
30 Tetor 2024, 14:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Praga 'luftë' me turistët pijanecë: Urdhëron të kufizohet frekuentimi i klubeve gjatë natës
16 Tetor 2024, 18:37
-
Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?
12 Tetor 2024, 10:19
-
VIDEO/ Përdhosja e simboleve kombëtare dhe territori i Kosovës nën flamurin serb, përleshje në Pragë mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë
12 Tetor 2024, 08:12
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor 2024, 22:39
-
Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrat nga Franca për drejtësinë
8 Tetor 2024, 12:09
-
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në ‘Air Albania’, Shqipëri -Çeki dhe Shqipëri - Ukrainë
25 Shtator 2024, 18:43
-
Liga e Kombeve/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki - Shqipëri
22 Shtator 2024, 10:05
-
VIDEO/ Qazim Laçi shënon në Champions League, mesfushori i Kombëtares me një lëvizje 'shtrin' tre kundërshtarët
18 Shtator 2024, 20:09