Konstituohet komisioni për Reformën Territoriale dhe miratohet sekretariati! Çupi: Duhet t'i rikthehemi në themel, ajo e vitit 2014 ka dështuar

Opozita dhe mazhoranca  janë ulur në një tryezë për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e sotme, është konstituar komisioni për Reformën Territoriale dhe është miratuar sekretariati. Në fjalën e saj, bashkëkryetarja e komisionit deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se Reforma Territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se duhet që t’i rikthehen në themel. Sipas Çupit ajo Reformë synoi decentralizimin.

‘Në vitin 2014, kur u miratua Reforma Territoriale-Administrative, nuk u mbajtën parasysh dy parakushte për suksesin e saj: moskonsultimi me qytetarët, pra ishte një reformë e pakonsultuar dhe pa vullnetin e qytetarëve dhe parakushti tjetër, pa konsensusin e opozitës. Dhe si çdo reformë që ka gjasa të dështojë, ne sot jemi para këtij fakti që ligjvënësi na jep detyrë për t’iu rikthyer reformës. Përveç dy parakushteve politike, ju e dini synimet e reformës. Çfarë synohej në propagandën  e vitit 2014 dhe ku jemi sot. Në gjykimin tim është një reformë e dështuar dhe duhet t’i rikthehemi në themel. Ajo çfarë synoi ishte thellimi i decentralizimit. Sot jo vetëm që nuk e kemi, por thelloi centralizimin ndaj pushtetit qendror. Sot ka qytetarë që nuk e marrin shërbimin publik ndaj bashkive, një nga arsyet është largësia e madhe gjeografike. Synimi tjetër ishte për vetëqeverisje lokale. Kryetarët e bashkive janë të cenuar në autoritetin e tyre. Një nga synimet ishte simetri në ndarjen territorial administrative, që nuk e kemi sot. Sot ka qarqe me akses të majtë me numër bashkish të shumta. Në një qark të majtë janë 7 bashki, që një tjetër janë 4’, tha Çupi.

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu tha se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore për 10 mijë banorë në rrethe të ndryshme. Në fjalën e tij deputeti demokrat u shpreh se sot kemi administratë tre herë më shumë se në 2015 dhe se janë humbur 80 mn euro.

'Nuk ka ndodhur siç pritej, kemi administratë 3 herë më shumë se në 2015 dhe nuk janë kthyer ato 80 milionë euro që u tha në fillim, dhe nuk kemi kompetenca përveç nja 5 kompetencave të vitit 2017. Tjetër problematikë që ka patur kjo reformë është se ka pasur disproporcion në ndarjen e zonave. Ka qenë me dysheme 10 mijë banorë për 1 njësi vendore dhe tani kemi mbi 12 mijë banorë për një njësi. Po marr vetëm rastin e Dibrës që është një nga rrethet me pjesën më të madhe për njësi gjeografike dhe ka vetëm një njësi vendore. Gjirokastra sa gjysma e Dibrës ka 4 njësi. Ka pasur probleme të jashtëzakonshme në zonat rurale, sepse qenia në distancë e shërbimit ndaj qytetarit ka prodhuar shpopullimin. E keqja tjetër më e madhe është se mijëra hektarë tokë është lënë djerrë. Këto problematika duhet t’i konsumojmë edhe më tej. Por unë jam totalisht skeptik për këtë komision sepse ndryshoni qëndrimet në mënyrë permanente. Edhe kryetari i Grupit të PS tha para tre ditëve se duam bashkëpunim me opozitën për të vendosur së bashku për rritje apo ulje të numri të njësive vendore, por më vonë intimidon komisionin duke thënë që nuk do të ketë rritje të numrit të njësive vendore.’- tha Mziu.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

1.     Anila Denaj (bashkëkyetare)
2.     Baftjar Zeqo (anëtar)
3.     Lavdërim Krashi (anëtar)
4.     Fadil Nasufi (anëtar)
5.     Anila Denaj (anëtar)
6.     Eduart Ndreca (anëtar)
7.     Anduel Tahiraj (anëtar)
8.     Ilir Pendavinji (anëtar)
9.     Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD
1.     Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
2.     Zef Hila (anëtar)
3.     Andia Ulliri (anëtar)
4.     Xhelal Mziu (anëtar)
5.     Orjola Pampuri (anëtar)
6.     Saimir Korreshi (anetar)
7.     Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
8.     Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
9.      Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën