Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur të zbardhë paligjshmëritë! Akuzat e opozitës? Histeri 'non grate'

‘Pas vendimit të GJKKO me kërkesë të SPAK, për sekuestrimin e kompanisë që ka në koncesion inceneratorin e Tiranës puna në Landfill nuk do të ndikohet aspak. Mesa duket Bashkia do të jetë kliente e shtetit në lidhje me sjelljen e tonalatave të mbetjeve që do të vijojnë të vijnë këtu si normalisht”

Në Sharrë puna nuk ndalet.

Si çdo ditë tonaleta me mbetje nga Tirana por edhe bashki të tjera depozitohen edhe sot.

Sekuestrimi i kompanisë e cila e menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ketë asnjë efekt në procesin e pastrimit të kryeqytetit.

Mbetjet do të mblidhen siç ka ndodhur deri më tani dhe Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë kliente këtë herë e një shërbimi që menaxhohet nga shteti.

Njëjtë siç përdoret në Inceneratorin e Elbasanit, edhe ai i sekuestruar, Bashkia do t’i bëjë pagesat në llogaritë që do të menaxhohen nga përfaqësues publikë.

Lajmin për sekuestrimin e kompanisë e ka mirëpritur edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili akuzon për baltë mediatike të subvencionuar nga politikanët ‘non grata’

“Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga ‘Non Gratat’ s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epoke tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik”- shkroi Veliaj

Që puna për pastrimin e qytetit do të vazhdojë pa asnjë ndikim e konfirmon edhe vetë kryebashkiaku.

“Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdoje pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Evropiane, jo për kandilet e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes- vijoi Veliaj.

Bashkia Tiranë paguan për rreth 1 ton mbetje, 29 euro. Në Tiranë gjenerohen rreth 700 tonë mbetje në ditë.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka firmosur vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie. Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, Opozita e akuzon Veliajn si përgjegjësin kryesor të çështjes së inceneratorëve.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali verku: 24/12/2023 03:49

    Lali eri ne burg ????????

    Përgjigju
  • Tironsi: 02/08/2023 13:22

    TI JE FAJTORI ME I MADHE PER TIRANEN.... DUHET TE SHKOSH SI SHOKET NE BURGUN E DURRESIT .... SE JAN TU TPRIT.... TY DHE TIGRIN...

    Përgjigju
  • e drejta: 02/08/2023 11:56

    SA HERE TE KONKUROI ERION VELIAJ NE TIRANE GJITHMONE DO TE FITOI...LLAFET E TJERA JANE FUKARALLEK

    Përgjigju
  • Abas Saliko: 02/08/2023 10:29

    Veliaj duhet te arestohet i pari per kete afere, eshte Pergjegjesi kryesor. Ah po, harrum ramen qe eshte njesoj pergjegjes.

    Përgjigju
  • halla esma: 02/08/2023 07:12

    shikoni si ben sikur nuk di gje,,,spaku te atrestoje erion veliajn dhe edi ramen ,,sii pronare te vjedhjes ....

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/08/2023 21:46

    Ty la(peri)lieri dasmen e pare kur u martove ta beri aneja(mamaja)oficere ne kalane e zgjirokastres:te dyten dasem do ta bej edirama ne kalane e SPSK-ut dhe te treten ndonje hixhe a prift sipas amanetit qe do lesh la(peri)lieri Tirones.

    Përgjigju
  • Mario: 01/08/2023 21:13

    korrupsioni me incineratorin e Tiranes eshte identik me vulen digjitale te pd sb & co

    Përgjigju
  • Gazepi: 01/08/2023 20:56

    Ne burg ndyresire ne burg.

    Përgjigju
  • Shperthyesi: 01/08/2023 20:53

    Vrasesi tiranes

    Përgjigju
  • Lali: 01/08/2023 19:23

    E betonizove Tiranen komplet more pis.

    Përgjigju
  • Grupi: 01/08/2023 18:48

    Kur nuk vajten ne burg as Subashi i Fierit dhe Sejdini i Elbasanit qe jane peshq te vegjel para teje edhe ti nuk do shkosh. Krimi me i madh qe i ke bere Tiranes jane ndertimet qe i kane zene frymen qytetit. Na ke vrare kujtimet e femijerise dhe kete nuk ta falim. Te votuam heren e pare se genjeve dhe heren e dyte votuam kundra dyshes plehre Berisha - Meta. Nuk do te japim me mundesune heren tjeter.

    Përgjigju
    • Andi: 01/08/2023 19:34

      Jepjani prape, jepjani...

  • Or tej: 01/08/2023 18:22

    Ti je per burg or teeejjjj

    Përgjigju
  • Imami: 01/08/2023 18:21

    Hipokriti dhe mashtruesi me i madh i lindur ne Shqiperi. SPAK ta hetoje urgjent!

    Përgjigju
  • Partia: 01/08/2023 18:17

    Nuk të akuzon opozita po faktet o tru peshk. Po shpëtove është se s'ka shtet e gjykatë, si për Salen, Edin, Lulin, Ilirin presidentin më të mirë sipas lartmadhnise, Nanon etj etj.

    Përgjigju
    • Nuri: 01/08/2023 19:05

      Pse duhej pagu kjo kompani per plehrat e landfillit te sharres,dhe detyruat disa bashki ti depozitojne plehrat ne sharre per te realizu planin e ketij landfilli qe i kalonte parate e bashkive tek keta mafioze te cilet po del qarte me cilet i ndanin ata. Sikur skishte toka te pa frutshme ne cdo bashki per te depozitu mbetjet per te bere Landfille me te afert dhe te mos beheshin gjithe ato transporte te largeta qe kushtojne vetem e vetem per me kalu te gjitha financat e bashkive tek keta mafioze bashke me politikane qe bejne ligje e rregulla per me perfitu keto vlera Ja nji arsye pse del borxhlie bashkia e kavajes,merr plehrat nga kavaja co ne tirane,shkruaj sa duan vete dhe kalo parate tek keta mafioze.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!