Opozita e bashkuar paralajmëron
peticion për rrëzimin e qeverisë

Opozita e bashkuar paralajmëron<br />peticion për rrëzimin e qeverisë
Opozita e bashkuar e Kosovës ka paralajmëruar se të premten do të nisë nënshkrimin e një peticioni për të shprehur kundërshtimet e tyre për marrëveshjen e arritura në Bruksel.

Gjatë një koference të përbashkët Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Fatmir Limaj i Nismës dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, theksuan se janë të bashkuar për të vepruar së bashku si një zë i vetëm në interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa lideri i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj theksoi se kjo qeveri duhet të dorëhiqet pasi ka humbur kredibilitetin tek qytetarët. Gjithashtu Limaj kërkoi në mënyrë urgjente që vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryeopozitarët gjatë ditës së sotme paralajmëruan nisjen e këtij peticioni si dhe disa masa të tjera mbi të cilat nuk treguan për detajet.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’