Opozita ka një problem që nuk zgjidhet me deklarata politike. Sipas analistit Aleksandër Cipa, thelbi i krizës është brenda vetë saj.

Duke folur në Report TV për situatën në Partinë Demokratike, Cipa tha se opozita vuan nga mungesa e reformimit të brendshëm dhe nga një strukturë e fragmentizuar që është krijuar gjatë tre viteve të fundit. Sipas tij, kjo përçarje e ka dobësuar ndjeshëm forcën politike përballë mazhorancës.

Ai u ndal edhe te roli i Sali Berishës, për të cilin tha se nuk ka as shanse ta fitojë betejën politike. Sipas Cipës, marrëdhënia e ngrirë personale e Berishës me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar po kthehet në një ngërç serioz për opozitën dhe po pengon diplomacinë partiake të PD-së.

Në thelb, sipas tij, pa një ristrukturim të brendshëm dhe pa zgjidhur krizën e lidershipit, opozita do ta ketë të vështirë të dalë nga kjo situatë tha ai. 

"Problemi themelor i opozitës ka të bëjë me reformimin e brendshëm të saj, me strukturën e fragmentizuar të saj që u bë në 3 vitet e fundit. Berisha jo vetëm që nuk po e fiton këtë betejë dhe sipas gjasave nuk ka shanse ta fitojë por po e konverton marrëdhënien perosnale të ngrirë me SHBA dhe Britaninë e madhe, në një ngërç dhe pengim të konsiderueshëm të opozitës dhe diplomacinë partiake të PD-së" tha ai në Report TV .


Lajmi kryesor:

Shqipëria në Bordin e Paqes, Çipa për Report TV: Rama dhe Osmani meritojnë vlerësim, kurrë më parë zëri i ish-krerëve të UÇK nuk ka bërë këtë jehonë