Dita e enjte gjatë gjithë këtij viti e 300-ditëshi qeveritar, ashtu si çunat e lagjes që marrin emër se kanë një vëlla në burg, se ka vrarë më të fortin e lagjes, se kanë kushëri një ministër a drejtor, se kanë një motor apo makinë, që të tjerët e shohin vetëm në TV është shndërruar në “Superditë”. Po pse e enjtja dhe jo e mërkura apo e premtja?! Bëhet fjalë për një fabrikë pune, por edhe për ditë spektakli parlamentar. Ky është për hir të së vërtetës një këndvështrimi sipërfaqësor, pse jo i njëanshëm.
Ka një të vërtetë të dokumentuar: kjo ditë e enjte, edhe pse e fundit për parlamentarët në këtë verë, tregoi se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund ta mbyllte këtë sesion parlamentar pa realizuar disa nga premtimet për të cilat shqiptarët e votuan. Me 1 milion votat që mori një vit më parë?! Për hir të 300-ditëshit që nuk solli mrekulli, por të paktën, “shpërndau” qetësi e ngjalli shpresë?! Apo sepse, më në fund, PS-LSI u kthjellua se ka shumicën, ka edhe gurin edhe arrën dhe mbi të gjitha ka shansin e parë e të fundit madhor, që këtu shteti të bëhet shtet, qoftë edhe me “dhunë kartoni”…
Por për të ardhur te votimi i djeshëm me të paktën 84 vota, mazhorancës iu desh një rrugë e gjatë, pse jo edhe nëndhe një rrëmujë e katarsis, të cilin do ta kuptojmë më vonë. Shumë e quajnë komoditet për mazhorancën mungesën e opozitës që ka detyrën dhe votën e popullit të bëjë opozitë, por në fakt, ishte një hall. Ajo që ndodhi në Kuvend me ligjet që kaluan dje me shumicën absolute ishte një spektakël demokratik edhe pse opozita mungonte. Ishte ashtu se opozita e mazhorancës, “luajti fort” , madje në mënyrë profesionale. Ishte një shfaqje kur të gjithë mendonin nga moment në moment se votimet e projektligjeve që kërkonin 84 vota do bllokoheshin. Opozita prej vërteti, që nuk ka marrë 1 milion shuplaka, por qindra-mijëra mesazhe për t’u vetërregulluar, parapëlqeu edhe një herë që sallën e parlamentit t’ia lënë shesh të lirë opozitës së mazhorancës.
Arsyet pse bën këtë gjë, pse tenton në mënyrë të dështuar qartë të krijojë mediatikisht antiparlament, anti 300 ditësh, anti, anti… janë sa konkrete, sa absurd, sa të nëndheshme. Opozita vazhdon të ketë mendësinë e trashëguar, se kundërshtia është e vetmja rrugë për të treguar se ajo ekziston, se është opozita. Por, pas ngjarjeve të djeshme në Kuvend, ajo pa nga ekranet e TV, opozitën e mazhorancës. Në këto kushte po përvijohet një fenomen i ri. Krijimi i grupeve opozitare brenda mazhorancës, të fuqishme, që hapur kundërshtojnë projektligjet e qeverisë, që arrijnë t’i ndryshojnë ato, të bëjnë punën e opozitës së votuar… e në fund të rimblidhen e të votojnë në bllok.
E kjo ndodhi për ligje dhe projektligje me një rëndësi jetike për të ardhmen e vendit. U miratua projektligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Projektligjin e Policisë së Shtetit, për të ardhur padyshim te ngjarja më e rëndësishme politike në vend, pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Reformës Territoriale ose ndryshe “Shqipëria me gjymtyrë të reja”. Për të gjitha këto mediat janë ushqyer me shumë “skenarë” që lëvizin sa në fushën e reales dhe po aq në atë të fantazisë: shantazh, qejfmbetje, vetëpërkëdhelje, shitblerje?!. Ka ca pyetje që edhe janë retorike edhe s’janë. A duhet të kundërshtonte apo të bënte opozitarin brenda mazhorancës grupi i ashtuquajtur i “Tom Doshit”? A duhej të shfaqej “fenomeni Braho” edhe në funksionin e kryetarit të Komisionit të Sigurisë kundra disa ndryshimeve që kërkohen të bëhen në funksionimin e Policisë së Shtetit?.
A ja vlejti vota e deputetëve çamë për reformën territoriale? Sigurisht që po. Sepse nuk bëhet fjalë për “unitetin” apo “përçarjen” e mazhorancës e opozitës… është në lojë një mënyrë tjetër e të bërit politikë. Do rezultojë e mirë, shpresëdhënëse, demokratike? Ta shohim!. Ditët e vitet ikin shpejt, aktorët për të cilët folëm më lartë, shpresojmë të mos kenë ndryshuar thjesht “gardërobën”. Opozita që nuk ka marrë 1 milion shuplaka, por qindra-mijëra vota, për të ndryshuar e riformatuar vetveten (të na ruajë o Zot) nga mazhoranca që i bën të gjitha… edhe qeverinë edhe opozitën, edhe rebelët edhe të penduarit, edhe shumicën edhe pakicën, edhe diellin edhe shiun, edhe të sotmen edhe të nesërmen….
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com