Opozita i kundërshtoi, Meta njeh zgjedhjet në universitete dhe dekreton rektorët e rinj: Rrini larg politikës

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta njeh dhe dekreton zgjedhjet në universitete që u zhvilluan në datë 30 korrik, pavarësisht se opozita nuk i njohu dhe një grup studentësh i kërkuan të mos i pranonte. Ditën e sotme, zyra e shtypit të Presidentit njoftoi se kreu i shtetit ka dekretuar 12 rektorët që dolën fitues nga procesi zgjedhor.

Zgjedhjet u realizuan në një situatë të pazakontë për shkak të përhapjen së pandemisë së COVID-19. Procesi i votimit u realizua nën masa të rrepta anti-covid, me matje temperature, dezinfektim në hyrje dhe mbajtje maskash. Në zgjedhje votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.

Vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejoi kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendosi jetën e studentëve në rrezik.

Po ashtu edhe ish-rektori i Tiranës, Mynyr Koni i kundërshtoi duke akuzuar se Komisionit Institucional të Zgjedhjeve i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund ti përgatiste. Por sot Presidenti u ka vendosur vulën duke njohur zgjedhjet dhe dekretuar rektorët e rinj. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

FITUESIT E ZGJEDHJEVE NE UNIVERSITETE NE 30 KORRIK
Universiteti i Tiranës                                       - Artan Hoxha
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë                      - Arben Gjata
Universiteti Politeknik i Tiranës                     - Andrea Maliqari
Universiteti Bujqësor i Tiranës                       - Fatbardh Sallaku
Universiteti i Sporteve të Tiranës                   - Agron Kasa
Universiteti i Arteve                                       - Kastriot Çaushi
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës     - Kseanela Sotirofski
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan - Skënder Topi
Universiteti Fan.S. Noli, Korçë                      - Dhimitri Bello
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër        - Suzana Golemi        
Universiteti Ismail Qemali, Vlorë                  - Roland Zisi
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër        - Bektash Mema

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhja dhe erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës së pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan. "Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.

Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do të përballeni do të jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më efektive. Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore".

Kreu i shtetit, bëri të ditur se, “Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë.  Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”.

Presidenti Meta u kërkoi që të rrinë larg politikës. “Njëkohësisht tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universiteteve, duke i mbajtur ato sa më larg politikës dhe ndikimeve dhe qëllimeve të saj.

Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis”.

Meta kishte një apel edhe për qeverinë që të mbështesë sa më shumë institucionet e arsimit të lartë pasi ato hasin vështirësi në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve përkatëse. "Kjo duke filluar miratimin e kuadrit të plotë ligjor normativ për arsimin e lartë deri tek rritja e mbështetes financiare nga Buxheti i Shtetit, e cila vazhdon të mbetet e ulët, në veçanti për kërkimin shkencor dhe inovacionet.

Njëkohësisht do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj dhe kërkoja angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universitetit, duke e mbajtur atë sa më larg politikës dhe qëllimeve të saj" tha Meta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gim: 24/08/2020 14:43

    Maskat????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali