Protesta e ditës së djeshme ku kërkohej dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj është komentuar nga analistë dhe gazetarë. Ish-kryededaktori i parë i gazetës së PD, Rilindja Remokratike, Frrok Çupi konstaton se protesta e djeshme mund të jetë e fundit të opozitës, ndërsa analisti kritik i Bashës, Mero Baze kreu i PD duhet të largohet nga spiralja e dhunshme, sipas tij, të Berishës.
Kjo mund të jetë protesta e fundit e organizuar nga Opozita. Sepse nuk mund të marrë më kurajë për të thërritur protestë “pa kuptim”; sepse nuk mund të ketë më pjesëmarrje për një protestë që ndodh rëndom; sepse kuptohet që PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve. Nën thirrjen e PD, protesta është kthyer në rutinë: Një herë në tre ose katër muaj, me të njëjtën mënyrë dhe pa rezultat. Përsëritja pa kuptim e ka drobitur sensin e protestës. Vetë protesta politike, me sa duket, u rrëzua si institucion që kryesisht udhëhiqej prej PD që nga viti 1990.
Ish-kryeredaktor i RD, Frrok Çupi
Skender Minxhoi e vendos theksin e analizë në rolin e Lulzim Bashës inciatorin e protestës.
“Tani që sheshi foli, të gjithë e dimë se Lulzim Basha bëri një gabim të madh më 26 maj. Njërin ndër shumë gabimet e ngjashme që ka bërë këto vite, poshtë zyrave të Edi Ramës. Thirri rreth vetes popullin opozitar për të treguar sesi përkrahësit e tij e përjetojnë aferën e audiopërgjimit-akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt. Dhe populli opozitar foli. Tha atë që Basha, Berisha dhe Kryemadhi me siguri nuk do të donin ta kishin parë dhe dëgjuar: sherri “Xhafaj” ka pak rëndësi për votuesin e djathtë. Pa folur më pas për indiferentët dhe kundërshtarët, të cilët ju drejtuan plazheve, ndërkohë që lideri demokrat ngrinte zërin në kupë të qiellit te këmbët e zyrës bosh të Edi Ramës”.
Skënder Minxhozi, analist
Sakaq gazetari, Carlo Bollino në analizën me titull “Nuk pati heronj në protestën e opozitës” trajton rolin e atyre protestuesve të cilët iu kundërvunë policisë.
‘Mbetet për t’u sqaruar kush apo çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën të dalë, vetëm një orë më pas, dhe, me një të kërcitur të gishtave, të vendoste rendin në turmën e tij të zemëruar, duke e qetësuar, kështu, menjëherë tensionin. Një gjest ky, që tregon se këto incidente nuk ishin aspak spontane dhe se Bledi Kasmi, edhe pse mund të trajtohet si një hero i vockël beteje nga partia e tij, nuk mund të konsiderohet kurrë si një viktimë e informacionit”.
Carlo Bollino, Gazetar
Analisti Agron Gjekmarkaj shpreh mendimin se protesta nuk ishte ajo që pritej nga opozita megjithatë thekson se kryeminisri Edi Rama duhet ta lexojë me kujdes.
Protesta e Opozitës nuk ishte e vogël por as ajo që pritej. Gjithsesi ishin me mijëra ata që mësynë Tiranën në këtë ditë me diell të fortë. Kryeministri Edi Rama duhet ta lexojë këtë protestë më shumë se atë trazimin shoqëror që po shkakton administrimi i Ministrisë së Brendshme tash 5 vjet. Është e kotë të akuzojë opozitën për dështimet e veta të bujshme. Europa dhe Amerika e dinë këtë. Po kaq bjerrje kohe është të akuzosh protestën dhe protestat, organizuesit e tyre dhe të tjerë se dështimi i mundshëm i hapjes së negociatave është vepër e tyre. Aspak!
Agron Gjekmarkaj, analist
Mezo Baze një kritik i fortë dhe konstant ndaj lidershipit të Lulzim Bashës e krahason liderin e opozitës si një "Babale" të poshtëruar.
“U pa që njerëzit e kanë konsideruar Lulzim Bashën një lloj Babaleje. Biles një Babale të poshtëruar, pasi Babales së vërtetë nuk i ka dalë akoma ekspertiza. Këtij i doli. Dhe është koha të mos e marrë për dështim, por për sukses, meqë ka qejf ta quajë doemos sukses këtë protestë. Le ta quajë sukses dhe të heqë dorë nga ky stil opozitar, nga tërheqja në spiralen e dhunshme të Berishës, nga të bërit qesharak në Kuvend, nga inskenimet banale në Bulevard, dhe nga ekstaza që u përgjak një protestues, që u paguakërka dhe për gazetar në PD”.
Mero Baze, gazetar
Protesta quhen kur nuk jane vetem partite te perfshira .por kur jane dhe minoritetet,sindikatat,grouper e interesit,bizneset,te rinjte.Shqiptaret e Kan kuptuar qe po perdoren nga politika she prandaj nuk protestojne de bashke ne politiken.turp politikaneve and partive we perfaqesojne
Përgjigju