Opozita në Maqedoninë e Veriut nuk siguroi të enjten votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. Parlamenti e hapi sot seancën mbi nismën e opozitës, e cila u ndërpre me kërkesë të opozitës.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, prishi planet e partive opozitare. Ai shkroi në rrjetin Facebook se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë.
“Duke pasur parasysh çastin politik, për hir të procesit dhe sinjaleve të forta nga partnerët strategjik SHBA dhe Bashkimi Evropian që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të marrë pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do të vihet në pikëpyetje, ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror.”- tha ai.
Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi sapo e hapi seancën, u largua për të mos u bërë deputeti i 61-të, meqë nuk e mbështet nismën, ndërsa drejtimin e seancës ia la nënkryetarit të parlamentit, Fadil Zendelit të Lëvizjes Besa.
Nismës për rrëzimin e Qeverisë i duhen 61 deputetë nga 120 sa ka parlamenti. Nënshkrues të kësaj nisme të ngritur nga VMRO-DPMNE-ja janë dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që së bashku kanë 12 ligjvënës, Lëvizja Besa e cila ka tre deputetë, por me tërheqjen e zotit Rexhepi i mbeten dy dhe partia maqedonase E Majta me dy deputetët e saj.
VMRO-ja ndërkohë ka 44 ligjvënës, dy prej të cilëve, duke qenë në izolim për shkak të koronavirusit, ishin vendosur në hapësira të veçanta të parlamentit./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasjet për emrin, Athina deklaroi se 'çështja e Maqedonisë së Veriut është mbyllur', reagon Mickoski: E papërgjegjshme! Do korrigjohen këto padrejtësi
24 Janar, 07:31
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50