Opozita po proteston para Kryeministrisë për largimin e tij nga pushteti, ndërkohë që Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë nga Berati se qeveria nuk preket.
Kreu i qeverisë në Berat në kuadër të turit 'Bashkia që duam' në një takim me 200 operatorë turistikë në këtë qytet, tha se protestat dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e vendit për negociatat, por qeveria ka besimin e shumicës së shqiptarëve deri në vitin 2021.
Gjatë fjalës së tij, ai shpalosi edhe disa nga projektet në këtë qytet që do të bëhen realitet nëse në zgjedhjet e 30 qershorit do të fitojë kandidati Ervin Demo. Takimet në këtë qark kryeministri Rama i nisi dje, ndërkohë që do të vijojnë edhe sot dhe nesër.
Rama e ka mbyllur takimin në Berat me një batutë. 'Nuk po iu mbaj më gjatë, pasi është edhe një ditë e bukur. Mua më keni në TV gjatë gjithë kohës dhe në frigorifer kur është nevoja" tha ai.
Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Berati, se protesta e opozitës u jep argument atyre vendeve të BE-së që nuk janë gati për të pranuar hapjen e negociatave në qershor. "U japin argument atyre që nuk duan, që thonë se ju jeni akoma në epokën e gurit politik se nuk keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet nuk e njeh historia. Si djeg mandatin ti, ku shkon? Kush nuk na do thotë, shkoni bëni shtazhin e demokracisë, pastaj pretendoni të futeni në shtëpinë tonë. Është si të shkosh tjetrit në shtëpi dhe ti thuash zakoni im është të ha me dorë dhe jo lugë e pirun. Por do të kalojë dhe nuk do të kalojë pa dëm përsa i përket ekonomisë" tha ai.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht protestave të opoitës qeveria nuk preket, pasi shumica e shqiptarëve i ka besuar mandatin. "Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq. Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket. Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo. Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t'u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike. Dhe si të thuash janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, po jo për këdo tjetër, jo" tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se në Korçë do të ndërtohet muzeu kombëtar i rakisë, ndërsa në Berat i verës për të rritur numrin e vizitorëve akoma më shumë. "Pasi të ketë dorëzuar doktoresha ti kemi marrë ne dhe fondin shqiptar të zhvillimit për këto shtëpi do të bëjë që në mandatin e ardhshëm të kemi një mandat edhe më të madh. Në katër vitet e ardhshme duhet të shkojmë në 300 mijë vizitorë për t'u futur në një fuqi tjetër. Kemi edhe një debat të fundit, në Korcë kemi vendosur të ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Të gjitha rakitë që prodhohen në Shqipëri të mbledhura në një muze, ku njerëzit do të vijnë të shohin, dhe ti pinë. Do të jetë një bum i madh i turizmit. Jemi duke diskutuar për të ndërtuar një muze të verës në Berat, sikur është muzeu i çajit në Japoni, kështu të jetë edhe kjo histori" tha ai.
Nga Berati gjatë takimit me operatorët turistikë, Rama sulmoi në mënyrë indirekte opozitën për deklaratat se ajo që po bën qeveria është fasadë. Ai tha se Berati dje nuk kishte shpresë, ndërsa sot po dhe shtoi se kjo është lufta e padijes, injorancës dhe errësirës me dijen dhe dritën.
"Duke thithur më shumë vizitorë, thithim më shumë para, që shpenzohen në baret, restorantet dhe hotelet e Beratit. Ndërkohë që ishin tek një bujtinë e ndërtuar pranë rrugës së rindërtuar të kalasë, që është e shpëtuar nga të gjitha vështirësi dhe probleme që krijoheshin. Po punojmë për transformimin e shtëpive tradicionale në bujtina, që të shpëtohen nga degradimi dhe rrënimi dhe të rritet kapaciteti ekonomik i familjeve që kanë një pasuri të fjetur në duar. Po diskutonim me Ervinin, që bashkia duhet të zerojë taksën e pronës shtëpive tradicionale dhe t'ua rrisë atyre që mbahen mbyllur dhe peng.
Diskutuam edhe për investimin që duhet bërë për shkollën 9-vjeçare për të krijuar një eksplanadë që të çon drejt rrëzës së kalasë. Kjo që po bëjmë është ekonomi, lufta me të bukurën në emër të luftës kundër fasadës është anti ekonomike. Unë kam parë dhe të gjithë vende të bukura që kanë probleme ekonomike, por nuk kam parë vend të shëmtuar që të ketë zhvillim ekonomik. Kjo është lufta e padijes, injorancës dhe errësirës me dijen dhe dritën. Berati dje nuk kishte shpresë, sot ka, kuptojet jo për ata, që lozin e kuvendojë se nga gratë rrojnë, atyre nuk ke cfarë u bën. Kombinimi, i zgjimit, që do të jetë objektiv i mandatit tjetër do të jetë objektiv" tha ai.
Ec perpara dhe mos shiko pas... sovrani te mbeshtet dhe eshte me ty... turpi i shqiperise te udheheqi pd dhe demokratet o ne pushtet o ne protest... hienat e vendit
PërgjigjuPo pse ne Koece bre, vetem per vizitore, e drejta e muzeut te RAKISE i takon Skraparit ose Permetit. Mos i bej lemsh gjerat tani.
Përgjigju