Nga Saranda kryeministri Edi Rama ka komentuar premtimin e kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se kur të vijë në pushtet do të shfuqizojë ligjin e pronave.
Rama duke akuzuar Metën dhe Berishën si drejtuesit e opozitës, tha se ata kanë një lidhje të fortë me qarkun e Vlorës pasi sipas tij kanë letrat e pronave të grabitura me shantazhe.
“Nga ana tjetër, është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë së bashku me premtimin e tyre, do të shfuqizojmë ligjin e pronave. Ka një lidhje shumë të fortë me këtë qark ai personazh, ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, lidhje të shkurtra, me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë të këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë, e ndërkohë ë hiqnin pancirin janë detyruar t’ia shesin zarbove të ardhur nga Tirana. E çuditërisht më pas shfaqeshin si pronarë emra që s’kanë lidhje me këtë trevë fare. Nuk ka asnjë mundësi, nuk ekziston që të prerisë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër.
Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha që përveçse fle në këmbë nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur ndërsa udhëheqësit realë të asaj opozite janë Saliu dhe Ilir ata që morën peng aeroportin e Rinasit. Janë ata që i bashkon një ankth Ii madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre.
Të përsërisësh eksperimentin e zgjedhjeve të atyre që janë bërë bashkë tufë për të sulmuar plaçkën duke synuar pushtetin, do të thotë, një budallëk i madh për t’u rikthyer edhe njëherë mbrapa. Sepse janë po ata, e është fatkeqësisht po ajo mënyrë, me po ato ide, program”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor: