Opozita ka vijuar bojkotin e punimeve të Kuvendit. Edhe këtë të enjte PD dhe LSI nuk u paraqitën në parlament. Ndryshe nga javët e kaluara, kërë herë opozita nuk zhvilloi mbledhje paralele me Kuvendin jashtë Tiranës, kjo për shkak të mungesës së kreut demokrat Lulzim Basha.
Gjithashtu, në seancë ra në sy edhe mungesa e deputetit socialist të shumëpërfolur ditët e fundit Rrahman Rraja, i akuzuar se kërcënoi oficerin e policisë Emiljano Nuhu në mbrojtje të të birit.
Pavarësisht nga mungesa e opozitës, maxhoranca ka miratuar me 72 vota pro tre projektvendimet për shtimin e buxhetit dhe stafit për organet e drejtësisë. Ndërsa u shtyn sërish ligjet me shumicë të cilësuar. "Statusi i gjyqtarëve" dhe "Kodi Rrugor" vijojnë të presin votat e opozitës.
Komento