Drejtoresha e një rrjeti gjigant televiziv ka nisur pushimet në detin Adritatik, pikërisht në Malin e Zi dhe Kroaci. Oprah Winfrey, aktorja dhe producentja e shumë emisioneve ka postuar fotografi dhe video në llogarinë e saj në instagram teksa shihet se po i shijon jashtë mase pushimet e saj.

Winfrey është një nga gratë më me ndikim në botë dhe ndiqet nga plot 14.8 milionë njerëz në rrjetet sociale.

Foto e publikuar nga Oprah Winfrey 

Vizita e saj në këto dy bregdete është me të vërtetë surprizuese pasi, të gjithë  e mirëpresin një turiste elitare si ajo. Oprah gjithashtu ka postuar foto ku shihet në Kotorr përkrah Fareed Zakaria , gazetarit, shkencëtarit politik dhe autorit të dhjetëra artikujve në CNN , Ëashington Post dhe shumë media prestigjioze botërore.

A post shared by Oprah (@oprah) on