Me pritshmëri ambicioze për rritjen ekonomike dhe bazuar në projeksionet për diversifikim të sektorëve që gjenerojnë më shumë para, qeveria ka rritur projeksionet për Prodhimin të Brendshëm Bruto.
Në planin makroekonomik 2027-2029 të rishikuar së fundmi, është rritur pritshmëria sa i takon PBB-së së vendit që nga ky vit, nga 28.3 miliardë euro në 29 miliardë euro. Në raport me vitin 2025, rritja është me rreth 1.9 miliardë euro. Kjo rritje projektohet në rritje edhe më të shpejtë në vitet e ardhshme, duke arritur në 33.8 miliardë euro në vitin 2029.
Si rezultat i kësaj ecurie pozitive, më shumë para pritet të futin në xhepin e tyre edhe qytetarët. Të ardhurat për frymë gjatë këtij viti thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.199 euro nga 11.354 euro vjet. Rritja do të vijojë edhe përgjatë trevjeçarit të ardhshëm, duke u rritur në 14,404 euro në vitin 2029.
Rritja ekonomike e vendit edhe në këtë dokument theksohet se bazohet vetëm në projeksionet optimiste për rritje të turizmit, shtim të aktivitetit ndërtues dhe prej pagave të administratës publike. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4%, dhe për 3 vjeçarin në vijim në mesatarisht 3.9%.
Komente









Lajm shume i ire per ekonomine ku qeveria pret nje GDP mbi 29 miliard euro dhe rritje te ardhurave per fryme reth 13 mije euro ! Por eshte ky tregues real per cdo shqiptar . Jo nuk eshte se te ardhurat nuk jane shperndarje te nje trajtshme dhe kho eshte llogjike.Po su veprin shreti ne kete radt . Kompanite shteterire me fitime te medha bej e te mundyr rritjen e pagave per punonjesit dhe shteti nga mbledhja e taksave rrut pensionet si shtresa me e varfer e shoqerise
Përgjigju