-
'Paradoksi', më të pasur por edhe më borxhlinj në 2026-n! Të ardhurat për frymë rriten me 639 €, ndërsa borxhi publik shkon 15.1 mld € (6.314 euro për person)
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve pritet të rriten me 639 euro në vitin 2026. Ministria e Financave thotë se të ardhurat vjetore do të arrijnë në 11 mijë e 899 euro për banor në vitin e ardhshëm. Kjo rritje pritet të vijë nga ulja e papunësisë, ecuria pozitive e ekonomisë dhe rritja e pagave.
29 Nëntor, 15:33 -
Projektbuxheti/ Qeveria parashikon rritje ekonomike 3.9%, turizmi e ndërtimi me ndikimin më të madh! GDP në 2026-n shkon 28.3 mld euro
Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë pritet të arrijë në 28.3 miliardë euro në fund të vitit 2026, duke u rritur me gati 1.4 miliardë euro në raport me vitin 2025. Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se kontributin kryesor në rritjen ekonomike do ta ketë turizmi e ndërtimi, ndërsa bujqësia dhe industria do japin efekt minimal.
7 Nëntor, 15:37 -
Prodhimi i Brendshëm Bruto/ Ndërtimi dhe pasuritë e patundshme ja kalojnë bujqësisë, sjellin 4.2 miliardë euro në buxhet
Për vitin 2024, pesha që zinte bujqësia në strukturën e prodhimit kombëtar ishte 15.45%, ndërsa ndërtimi ishte me 11.92% dhe të patundshmet 4.95%. Pra këto dy të fundit së bashku (16.59%), e kalojnë bujqësinë për peshën që zënë në PBB.
15 Tetor, 19:46 -
Eurobondi 650 mln euro që u mor në shkurt rriti borxhin publik! Raporti, u rrit me 549 mln euro nga viti i kaluar! Bie borxhi në lekë dhe rritet ai në valutë të huaj
Tremujori i parë i vitit është shoqëruar me rritje të lehtë të borxhit publik e ndikuar kryesisht prej eurobondit që u mor në shkurt 2025. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi publik i vendit arriti në 14.1 miliardë euro, ose 549 milionë euro më shumë se viti i shkuar
6 Maj, 16:01 -
Më i ulëti që prej vitit 2008, bie borxhi publik i Shqipërisë, rënia e valutave ‘bekim’! Në 2024, vendi borxh 54.7% të PBB
Viti 2024 është mbyllur me rënie të borxhit publik me 2.8% krahasuar me vitin 2023. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave aktualisht borxhi ka zbritur në 54% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ose rreth 13.6 miliardë euro. Ndikim në uljen e borxhit ka dhënë zhvlerësimi i monedhave të huaja dhe përmirësimi i ekonomisë.
24 Shkurt, 15:40 -
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
Në relacionin e buxhetit 2025 thuhet se të ardhurat për frymë do shkojnë në 10.094 euro në vit, me rritje prej 521 euro krahasuar me vitin aktual.
7 Dhjetor 2024, 17:52 -
Shifrat/ Borxhi publik në vitin 2023 ra me 92.3 mln euro, por kostot e shlyerjes u rritën me mbi 223 milionë euro
Edhe pse borxhi publik vjet arriti në vlerën më të ulët të dekadës, referuar të dhënave të Ministrisë së Financave kostot e kthimit të borxhit u rritën. Afro 988 milionë euro është vlera e pagesave që ka bërë shteti për interesat dhe principalet e borxhit të marrë. Ndërsa në total borxhi publik vjet zbriti në 13.4 miliardë euro.
23 Shkurt 2024, 19:44 -
Analiza/ Ra në 59.2% të PBB-së, pse zbriti borxhi ynë publik?
Borxhi që si shtet u kemi qytetarëve tanë dhe kompanive të huaja zbriti në 59.2% të prodhimit tonë kombëtar. Kaq ulët nuk ka qenë që nga viti i largët 2008. Borxhi na u ul, dhe pse shpenzuam më shumë në 2019-2022. Imagjinoni sa do ulej, po të mos kishte qenë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe sulmi i Putin mbi Ukrainën!
20 Shkurt 2024, 15:27 -
Qeveria në kërkim të konsulencës 'për të vënë nën kontroll' koncesionin e laboratorëve
Qeveria ka dhënë një sërë shërbimesh në sistemin shëndetësor me koncesion dhe vit pas viti, raporte të Kontrollit të Laftë të Shtetit kanë treguar se ka pasur edhe pagesa për shërbime të pakryera apo përdorime më të shpeshta sesa plani të këtyre shërbimeve
28 Qershor 2023, 17:46 -
INSTAT: Rritet rreth 7% Produkti i Brendshëm në tremujorin e tretë në raport me 2021! Në 9 muaj rritja ekonomike ishte 10.1%
Pas hovit të madh të rikuperimit në tremujorin e dytë, ekonomia e vendit gjatë muajve të sezonit turistik u rrit me 6.99%. Sipas të dhënave të INSTAT kontributin më të madh pozitiv e ka dhënë turizmi, ndërkohë në 9 mujor rritja është mbi pritshmëritë e institucioneve me 10.1%.
23 Dhjetor 2021, 12:14 -
Ekonomi
Rritet me 17.89% ekonomia në tremujorin e dytë të 2021 krahasuar me 2020! Drejtorja e INSTAT: Ndikim negativ vetëm bujqësia
Ekonomia e vendit ka vijuar të rimëkëmbet me ritme të shpejta në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT raportojnë për një rritje ekonomike me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme
30 Shtator 2021, 09:46 -
Borxhi publik i vitit 2021 do të arrijë në 10.7 mld €! Ministria e Financave: Në vitin që vjen do të ulet në 78.6%! Për 2021-shin qeveria do marrë hua në tregun e brendshëm
Borxhi publik në vitin që vjen do të jetë në nivelin e 10.7 miliardë eurove, ose sa 87.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2021 nuk është parashikuar të merret një eurobond i ri, por në tregjet e brendshme do të merren 403.2 milionë euro hua.
1 Dhjetor 2020, 21:00 -
Tërmeti dhe pandemia/ Banka Botërore: Ekonomia shqiptare mund të tkurret 6.9%
Shqipëria duhet të përgatitet për një rënie në masën 6.9% të ekonomisë së saj këtë vit, vlerësojnë ekspertët e Bankës Botërore në raportin e tyre për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është parashikimi më pesimist, ndërkohë që një prognozë optimiste e ul PBB-në e vendit tonë 5%
29 Prill 2020, 12:33 -
Pas tre vitesh ulje, tërmeti dhe COVID-i çojnë 70% borxhin publik (VIDEO)
Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit mars 2020, shteti shqiptar kishte borxh një shifër prej 1 trilion e 161 miliardë e 839 milionë lekësh, të barabartë në valutë me 9.4 miliardë euro.
25 Prill 2020, 18:28 -
Grafiku i FMN/ Shqipëria më e zellshmja me PPP-të në rajon; Ballkani, modeli më i keq
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një material studimor të përditësuar së fundmi, ka vënë në dukje se kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) zënë rreth 8% të PBB në Shqipëri, teksa në vendet e tjera të rajonit kjo peshë është shumë më e ulët.
23 Prill 2018, 08:21
