Ora e mallkuar që i vrau
familjen një të pasuri

Henry Graves Jr është një bankier i pasur, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka koleksionuar sende me vlerë si orë, shtëpi pushimi, art modern etj.

Marka e tij e preferuar e orëve është Swiss nga Patek Philippe të cilat ka nisur që t’i grumbullojë që në vitin 1903 deri më vitin 1910.

Për këtë orë është dashur 3 vite për ta projektuar dhe 5 të tjera për ta prodhuar. Ajo ka dy anë dhe 24 komplikime.

ora swiss

Një tregon fazat e hënës, të tjerat herë perëndimin dhe herë lindjen e diellit në New York dhe madje pozicionin e yjeve çdo natë mbi shtëpinë e zotit Graves.

Ora tregon ditët e javës, një alarm, një kronometër dhe një kalendar të vazhdueshëm.

Kryevepra e kësaj ore ishte një nga pamjet e saj e cila ofronte qiellin me 550 yje të artë me në majë shtëpinë e tij në Ohajo.

ora swiss

Graves e cilësoi atë si mallkim dhe vdekjeprurëse për shkak se ishte luks për të pasurit ndërkohë që të varfërit bënin luftë për mbijetesë.

Vetëm 7 muaj pasi e kishte marrë orën atij i kishte vdekur shoku më i mirë.

Një ditë tjetër i erdhi një telefonatë se djali i vogël George kishte dalë nga rruga me makinën në një bulevard ku më pas kishte vrarë veten.

Djali i madh Harry i vdiq në një aksident me makinë kur ishte vetëm 25 vjeç në vitin 1992.

ora swiss

Në një bisedë me vajzën e saj Gwendolen ai kishte dashur që ta flakte në liqen, por vajza e ka ndaluar duke kërkuar që ta mbante ajo orën deri sa një ditë të ishte e aftë të kujdesej për të.

Pas vdekjes së të atit, Gwendolen ia kishte bërë dhuratë djalit të saj, i cili e ka shitur për një industrialist të muzeut të Ilionos për çmimin 200,000$.

Ora ka qenë në muzeun Ilionos deri në vitin 1999 nga viti 1960 kur i ra në dorë djalit të Gwendolen.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)