Sot shënohet “Ora e Tokës”. Nga ora 20:30 deri ne 21:30 (me orën lokale) i gjithë planeti "do të fiket" për 1 orë, duke filluar nga Australia e deri ne Kaliforni. Ky është cilësuar si "aksioni më i madh dhe më masiv mjedisor që historia ka njohur ndonjëherë".

Çdo 1 ndër 3 banorë të Tokës do të fikin dritat dhe gjithë aparaturat e tepërta elektronike nëpër shtëpitë apo bizneset e tyre.

Kjo është "Ora e Tokës - Earth Hour", orë të cilën ne njerëzit ia kushtojmë shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës, në një veprim sa simbolik, sensibilizues, aq edhe efikas e të fortë kundër ndryshimeve klimatike, që po ia marrin frymën Tokës.

Logjika qëndron në lidhjen e drejtpërdrejtë që ekziston midis energjisë që ne përdorim dhe ndryshimeve klimatike që po ndodhin: konsumi i energjisë është përgjegjës për mbi 60 % të shkarkimeve të CO2 në atmosferë, e rrjedhimisht kursimi i energjisë është veprim, që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë.

Secili prej nesh, si çdo qytetar i botës, ka rolin e vet aktiv në përpjekjen globale kundër ndryshimeve klimatike, edhe me veprime të thjeshta si ky i nxitur nga "Ora e Tokës".

Redaksia Online
(ln/Gre.M/Shqiptarja.com)