Korçë - Një mjek kirurg është arrestuar në Korçë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare. Kallëzimi në polici për mjekun N.N raportohet se është bërë nga vetë e reja.
Paraprakisht bëhet me dije, se 21 vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku Nikolla Nunka, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
E reja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, teksa Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë Gjykata që do të vendosë për këtë çështje.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










