Oreksi vjen duke ngrënë, boksieri Nelson Hysa për Report Tv: Dua në Shqipëri titullin kampion bote për peshat e rënda! Nëna s'më sheh në ring

Boksieri Nelson Hysa është në mesin e 50-të sportistëve më të mirë në botë. Shkodrani në më pak se dy vite ka marrë 14 fitore në boksin profesionist, 12 nga të cilat me "Knock Out".

Në një bisedë me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv, Hysa shpalli ambiciet për vitin 2024 dhe tha se kërkon një titull kampion bote për peshat e rënda në Shqipëri. Së fundmi ai hodhi në ring venezuelianin Luis Jose Marin për vetëm 53 sekonda.

"Faleminderit që na kushtoni kohë. Është e vërtetë që jam në këtë renditje. Report TV na ka mbështetur dhe i jam mirënjohës. Jam në listën e 50-të më të mirëve në botë dhe kam titullin në WBC si i pari. Para një viti e gjymsë lashë boksin olimpik dhe u futa në këtë disiplinë. Gjërat ndodhën shumë mirë për ne dhe u futëm në 50-shen e botës për një vit", tha 39-vjeçari.

Shkodani që ndodhet në Dubai për një turne foli edhe për sekretin e suksesit, duke vendosur theksin te puna.

"Sekreti është stërvitja, vetëm me punë kapet çdo gjë. Këtë kohë kam bërë katër ndeshje. Njerëzit kanë nevojë të shohim më shumë boks, por ne duam të fitojmë që në sekondat e para dhe jo me shumë raunde (qesh). Po ecim në nivele shumë të mëdha. Jam kampion WBC në peshat e rënda, nuk e ka marrë asnjë shqiptar më parë. Duam gjëra më të mëdha", vijoi ai.

Në të ardhmen ai ëndërron titullin kampion bote për peshat e rënda të zhvillohet në Shqipëri.

"Jemi ëndërrimtarë. Ëndrrat i kemi bërë realitet me punë dhe stërvitje. Për 2024 dua një titull kampion bote në Shqipëri për peshat e rënda. Nëse ma thoshin më parë nuk e besoja as vetë. Kemi biseduar dhe mund të kemi në vitin që vjen një ndeshje për peshat super të rënda", vijoi Hysa.

Kampioni i WBC u ndal edhe te emocionet që ka familja, duke thënë se e ëma nuk e ka parë në ring.

"Familja është mësuar, kam karrierë të gjatë. Nëna nuk ka parë asnjë ndeshje, nuk mundet. E përshëndes se po më ndjek. Ajo nuk më sheh në boks, as unë nuk e kam shtyrë të më shohë sepse janë emocione të mëdha kur ajo është në sallë. Për të rinjtë, u them që të afrohen në boks dhe sporte individuale. Boksi krijon karakter dhe disiplinë, të bën ta përdorësh boksin në ring dhe jo jashtë saj", tha Hysa.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë