Dëshironi të udhëtoni në Mars? Organizata Holandeze “Mars One” thotë se do të hapë aplikimet menjëherë.

Nuk është fantashkencë, por një projekt i ri për një udhëtim të gjatë ndërplanetar me destinacion Marsin dhe me kthim vetëm në 2018-n.

Aplikantët duhet të jenë elastike, të adaptueshëm, të shkathët dhe duhet të punojnë mirë brenda në grup. I tërë projekti do të jetë, një reality shoë televiziv.

Në një vizitë në zyrën e BBC-së në Londër, bashkë-themeluesi i MarsOneBas Lansdorp shpjegon se pse fluturimi do të jetë vetëm vajtje.

Gjatë udhëtimit 7-8 muaj, astronautët do të humbasin masë të kockave dhe të muskujve.

Pasi kalohet në një fushë gravitacionale shumë të dobët, do të jetë pothuajse e pamundur për të ri-kthyer mbrapa në Tokë ku graviteti është shumë herë më i fuqishëm, thotë Landsorp.

Aplikantët e suksesshëm do të jenë të trajnuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Ekipi do të përdorë teknologjinë ekzistuese për të gjitha aspektet e projektit.

Ujërat e paeksploruara, malet ose tokat e largëta kanë tërhequr gjithmonë eksploruesit ku librat e historisë tregojnë se dëshira për aventurë, nuk pengojnë Kolombët ose Magelanët e rinj.