Organizatat holandeze ndërmarrin nismën “Bankomatë për gjetjen e fëmijëve të humbur”

Organizatat holandeze ndërmarrin nismën “Bankomatë për gjetjen e fëmijëve të humbur”

Policia holandeze vjen me një risi që vjen për herë të parë në botë, "Bankomatë për gjetjen e fëmijëve të humbur".

Rreth 300 sportele bankomatësh kanë filluar të tregojnë në ekranet e tyre fotot e të miturve të zhdukur.

Iniciativa përfshin organizatën holandeze “Vermist Kind Alert” dhe rrjetin ndërkombëtar “Amber Alert”, të specializuar në ndihmesën e gjetjes së fëmijëve të rrëmbyer ose të zhdukur.

Ky veprim është realizuar me qëllim rritjen e mundësisë së gjetjes së tyre.

Aktualisht po përdoren sportelet që gjenden nëpër aeroporte, qendra tregtare apo vende të ndryshme turistike.

Organizatat kërkojnë që të gjitha institucionet bankare të vënë në dispozicion ekranet e sistemeve automatike.

Të gjithë qytetarët ftohen që të regjistrohen tek të dyja organizatat me qëllim që të marrin njoftime për fëmijët e humbur.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'