Aktivisti Edison Likaj ishte i pari që mori fjalën në nisje të protestës së 33-të para godinës së Kryeministrisë, ku komentoi edhe përplasjet e ndodhura më herët gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit.
Duke iu referuar tensioneve mes protestuesve dhe forcave të policisë, Likaj deklaroi se përdorimi i forcës nuk i frikëson qytetarët, por përkundrazi, sipas tij, forcon rezistencën dhe rrit pjesëmarrjen në protesta.
“Dhuna e tyre është shumë e panevojshme për demokracinë, por është e nevojshme për rezistencën. Çdo grusht i tyre shton 100 vetë më shumë në shesh. Jemi më të fortë. Ne nuk ndryshojmë pavarësisht se çfarë bëjnë ata,” u shpreh aktivisti.
Lajmi kryesor:
Pas përplasjeve te Kuvendi, sërish protestë te Kryeministria: Lironi çunat! I sulmuan me gurë, por organizatorët akuzojnë policinë: U dhunuam padrejtësisht, shmangni provokimet











