TIRANE- Krijimi i Byrosë së Hetimit solli edhe një debat gjatë miratimit në Kuvend dhe u vendos që të ngrihet një këshill që do të shikonte punën e këtij institucioni. Kështu Kuvendi ngriti “Komitetin Kombëtar Koordinues” që do të ngrihet pranë Ministrit të Brendshëm dhe do të ketë anëtarë nga fusha të ndryshme të policisë dhe më gjerë. Ky komitet ka si qëllim përcaktimin e përparësive të punës së Byrosë. Kështu, pranë Ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike organizohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar Koordinues për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në nivel ekspertësh.
Ai kryesohet nga Ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike për dhe ka këtë përbërje: Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimi, Drejtori i Drejtorisë së Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes Penale për Krimin e Organizuar, Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorët e drejtorive përkatëse të shërbimeve informative.
Gjithashtu pjesë e këtij Komiteti do të jetë edhe Drejtori i Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ai i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave si dhe Drejtori i Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Veç këtyre që do të jenë anëtarë do të ftohet të marrë pjesë edhe Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Komiteti mblidhet të paktën një herë në tre muaj dhe ndjek dhe përmbush disa detyra si, përcaktimi i përparësive kryesore të veprimtarisë parandaluese dhe hetimore të BKH, duke formuluar detyrat kryesore strategjike. Gjithashtu merr në analizë burimet, mjetet dhe pajisjet e nevojshme për realizimin e detyrave dhe propozon masat e duhura si dhe analizon rezultatet e arritura në përmbushjen e detyrave të caktuara dhe propozon masa për të siguruar funksionimin e rregullt të sektorëve.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com