Në pikun e sezonit turistik, në Shëngjin u organizua Panairi i Verës, një aktivitet që mblodhi 12 kantina nga e gjithë Shqipëria.Te mbledhur ne shetitoren buze detit, prodhuesit prezantuan verërat e tyre për qindra turistë vendas dhe të huaj, duke promovuar një nga produktet më të rëndësishme të agroturizmit shqiptar.
Prodhuesit e verës thone se produkti vendas duhet të ketë më shumë hapësirë në treg dhe në aktivitetet turistike, pasi kjo do të ndikonte në zhvillimin e bujqësisë dhe do t'u ofronte turistëve mundësinë të shijojnë verërat shqiptare.
Panairi i Verës, i organizuar nga Bashkia Lezhë, synon të kthehet në një traditë të përvitshme, me qëllim promovimin e prodhimit vendas dhe mbështetjen e sektorit të vreshtarisë e turizmit.
I shoqëruar nga ritmet e muzikës dhe atmosfera festive, panairi tërhoqi vëmendjen e turistëve të shumtë që po kalojnë pushimet në Shëngjin. Ata patën mundësinë të degustojnë verërat e 12 kantinave pjesëmarrëse, duke e kthyer aktivitetin në një nga atraksionet e sezonit veror.
Komente









