Orges Shehi në 'hall', Tirana i vendos ultimatum mbrojtësit Behiratche

Orges Shehi në 'hall', Tirana i vendos ultimatum mbrojtësit Behiratche

Jocelin Behiratche me fanellën bardheblu

Jocelin Behiratche ka futur në 'hall' trajnerin e Tiranës, Orges Shehi. Numri një i stolit bardheblu e sheh mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë si titullar, me 22-vjeçarin që nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin kampion në fuqi të Shqipërisë. 30 qershori i këtij viti është fundi i marrëveshjes mes palëve, me Tiranën që nuk do ta lërë të lirë dhe me parametra zero qendërmbrojtësin.

Duket se te Tirana i kanë vendosur 'ultimatum' 22-vjeçarit, se në rast se nuk do rinovojë nuk do mund të luaj si titullar në pjesën e mbetur të sezonit. Oferta për Behiratche erdhi në shkurtin e këtij viti nga Sheriff Tiraspol, me ofertën që nuk ishte e kënaqshme për bardheblutë.

Behiratche u bashkua me Tiranën në janarin e 2021 nga Giorgione, në ligat e ulëta në Itali. Rritja e tij në lojë ka bërë që bardheblutë t'i besojnë qendrën e mbrojtjes, duke dashur të përfitojnë nga shitja e tij, por Behiratche ende nuk po rinovon me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë