Orges Shehi rrezikon shkarkimin? Skënderbeu sqaron çështjen e trajnerit

Orges Shehi rrezikon shkarkimin? Skënderbeu sqaron çështjen e trajnerit

Orges Shehi

Rezultatet negative në seri të Skënderbeu javët e fundit në Superligë kanë bërë që në mediat sportive të flitet për largimin e trajnerit Orges Shehi. Më së shumti kanë qenë tifozët korçarë ata të cilët kanë kërkuar largimin e ish-portierit dhe kapitenit të këtij klubi, por gjithsesi nga raportimet e fundit duket se aventura e Shehit me Skënderbeun nuk do të ndërpritet.

Ka qenë vetë klubi korçar që me anë të një statusi në rrjetet sociale ka konfirmuar Shehin në krye të pankinës. Në të shkruhet: “Të dashur tifozë, sportdashës dhe ndjekës të Skënderbeut, duke marrë shkas nga situata e krijuar, aludimet pa fund të mediave dhe mosbesimin e shfaqur karshi ekipit sqarojmë:

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dorëheqjen e stafit teknik me në krye trajner Orges Shehi, i cili ka besimim tonë maksimal për të vijuar punën dhe projektin e klubit. Fatkeqësisht ekziston një tendencë nga qarqe të caktuara mediatike për të përçarë ekipin dhe tifozët duke përfituar nga ky moment i vështirë. Ju sigurojmë se asnjë vendim nuk cënon ecurinë e klubit ndryshe nga çfarë shkruhet.” Në fund klubi I Skënderbeut kërkon falje për rezultatet e fundit dhe thekson se kjo situatë do të ndryshojë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen