Salla e madhe e mbushur plot me zonja e zotërinj të lumtur, të rinj e të reja, ku një pjesë e ndiqnin me kënaqësi edhe në këmbë këtë koncert, elektrizohet. Ishte ndjesi e rrallë kur dëgjoje jehonën e tragjedive të Olimpit të lashtë grek. Kjo muzikë vjen bashkë me jehonën perlave të melosit ballkanik.
Një tjetër muzikë vjen e frymëzuar nga shpirti i poetëve të mëdhenj kombëtarë e botëror si Janis Ricos, Taso Livadhisis e të tjerë. Këndohen arkipelagjet, liturgjitë, muzika e filmave. Duart, mendnja dhe zemra e Mikis janë aty në këtë koncert. Zëri i tij përcillet nga dallgët muzikore të kësaj orkestre që është pagëzuar me emrin e Mikis Theodhorakis
Koncertin e kanë përshëndetur edhe Hirësia e tij Janullatos, i cili tha se e verteta, por sidomos dashuria jane dy prej shtyllave te rendesishme te bashkejeteses fetare. E pranishme dhe vajza kompozitorit të madh, që lexoi përshëndetjen e Theodhorakis. Në pamundësi për të ardhur në Tiranë ai ka shprehur ndjenjat më të thella miqësore drejt popullit shqiptar. “Vallja e Zorbës” ishte edhe fundi i lumtur i këtij koncerti.
[gallery]24755[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO








