3 banorë të zonës së Dukagjinit në Shkodër kanë mbetur të bllokuar në mes të rrugës me dy automjetet e tyre, pasi një ortek ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në zonën e Qafës së Thorës, në Theth.

Sipas informacioneve, bëhet e ditur se nga rënja e ortekut të dëborës është bllokuar zona totalisht duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve. Personat e bllokuar janë kthyer mbrapsht, ku kanë qëndruar në Theth, pasi janë ndihmuar nga banorët e zonës.

Si pasojë e bllokimit të rrugës banorët e bllokuar kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.
Orteku i dëborës ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Thorës, çka e ka bërë të pakalueshme rrugën.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com