Si pasojë e situatës së vështirë meteorologjike me reshje shiu e dëbore thuajse në të gjithë vendin, kanë mbetur pa energji elektrike 22 mijë abonentë.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, falë ndërhyrjes së menjëhershme të grupeve të punës është bërë e mundur që të ulet numri i abonentëve të cilët nuk furnizohen me energji elektrike.
"OSHEE-ja kreu remonte të thella kapitale në sistemin e saj, remonte të cilat ndër vite nuk ishin kryer. Duke filluar që nga festa e Krishtlindjes edhe tani që flasim operojnë rreth 1,800 punonjës konvertuar në rreth 400 brigada pune të cilat janë të instaluara në të gjitha nyjet kritike të sistemit për të bërë lokalizimin dhe likuidimin e avarive në një kohë sa më të shpejtë," tha Petraq Lika drejtori i divizionit të shpërndarjes në OSHEE.
Ai thotë se po i kushtohet një vëmendje e veçantë investimeve në linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike si një mënyrë mjaft efikase për të ulur defektet e mundshme në linja.
"Investimet mund t'i ndajmë në dy faza. Investime emergjente edhe investime afatgjata. Në investimet emergjente OSHEE-ja veproi në të gjithë nyjat kritike që kishte, po kështu u kryen investime në linjat e fitrave të tensionit të mesëm po prap në qytetin e Tiranës, investime të cilat kapin një shifër të konsiderueshme rreth 90 milion lekë dhe ishin prezente gjatë ditëve të festave të fundit të vitit duke bërë një skemë shumë elastike," tha Lika.
Për festat e fundvitit këtë vit falë masave të ndërmarra nga OSHEE është bërë e mundur që furnizimi me energji elektrike i abonentëve të jetë më i mirë se ai i viteve të mëparshme.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com