TIRANE, 15 Janar/ATSH/- Gjatë vitit 2014 janë nënshkruar 82215 akt-marrëveshje për shlyerje të debive.
Sipas të dhënave nga Operaori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, 72100 prej tyre janë firmosur vetëm për periudhën nëntor-dhjetor, që përkon me kohën kur hyri në zbatim skema lehtësuese e ofruar nga qeveria dhe kompania.
Referuar të dhënave, 34875 familje kanë përfituar nga ulja e me 80% e kamatëvonesave, ndërsa 3595 familje në skemë ekonomike kanë përfituar nga skema lehtësuese e likujdimit të borxheve. Nga të dhënat rezulton se nga 25807 kontrata të reja të lidhura në vitin që sapo mbyllëm, 50% e tyre i përkasin vetëm dy muajve të fundit nëntor-dhjetor./a.gjonaj//a.ke/









