OSLO - Qeveria norvegjeze njoftoi sot dërgimin e rreth 120 ushtarëve në Irak për të kontribuar në trajnimin e trupave irakiane që luftojnë kundër organizatës së Shtetit Islamik.
"Ushtarët norvegjezë nuk do të ndjekin ushtarët irakinë në luftime", nënvizoi kryeministrja, Erna Solberg në një konferencë shtypi.
"Gjysma e kontigjenti norvegjez do të shkojë në Bagdad, ku do të ketë një rol këshillues dhe mbështetës për forcat irakiane të sigurisë dhe gjysma tjetër në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom të Kurdistanit irakian", theksoi ministrja e Mbrojtjes, Ine Eriksen Soereide.
"Qëndrimi i tyre është parashikuar për një vit me mundësi zgjatjeje", shtoi ajo.
"Mjetet diplomatike dhe humanitare janë të rëndësishme, por mjetet ushtarake janë gjithashtu akoma më të rëndësishme në luftën kundër Shtetit Islamik", theksoi Solberg./ATSH/











