OSLO, 15 gusht /ATSH-AFP/ -Norvegjia njoftoi sot hyrjen në fuqi të sanksioneve të ngjashme me ato të vendosura nga BE-ja kundrejt Rusisë, një masë që do të peshojë në importin dhe eksportin e peshkut drejt këtij vendi.
"Rusia nuk e tregoi vullnetin e saj për të kontribuar në një armëpushim dhe një zgjidhje në lindje të Ukrainës por në të kundërt kontribuoi në përshkallëzimin e konfliktit nëpërmjet një mbështetje të vazhduar të rebelëve prorusë", deklaroi shefi i diplomacisë norvegjeze, Boerge Brende, në një komunikatë.
"Situata në lindje të Ukrainës përkeqësohet nga dita në ditë. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet në reagimin ndaj agresionit Rus", shtoi ai.
Më 30 qrshor, Norvegjia, që nuk është pjesë e BE-së por është asociuar me të nëpërmjet Hpësirës Ekonomike Evropian, kishte njoftuar synimet e saj që t'i bashkohej sanksioneve evropiane të ndërmarra kundër Moskës por theksoi se dëshironte fillimisht të konsultonte Parlamentin.
Qeveria e së djathtës arriti të marrë mbështetjen e opozitës së majtë mbi çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com