Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet? Na thonë jeni non grata

Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet? Na thonë jeni non grata

Osman Mula dhe Sali Berisha

Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”.

Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet. Po ashtu artisi sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë. 

Edhe oponencën po na e bëjnë 3 a 4 gazetar qe s’na kane asgjë borxh por po e bëjnë thjesht për kurajon e tyre qytetare. Një bravo të madhe.

Nejse kalojmë në hallet tona. Ne kemi shumë gjera të papërcaktuara. Të ndare, me një elektorat të lodhur i cili ka humbur besimin me te drejte, pa shprese dhe pa pune te cilët nuk kane me dhe besim!

E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.

Mire po dhe ne nuk po shohim qe po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. 

Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.

Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.

Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, eshte shprehur Mula, shkruan Panorama. 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran denbabaden: 05/08/2023 16:04

    A e din at fjalen e shkodraneve o ose I mullijve laj mut me shurr , mut njeni e mut tjetri, shqipnia ishte dhe esht ne dore te hajdut en batakcinjve. Pranaj krehi mir musteqet se gja tjetr Sté ka met

    Përgjigju
  • Lui: 05/08/2023 12:52

    Si ka mundësi që janë kaq të trashë këta demokratët..?! Mirë populli i thjeshtë dhe “injorant”, por si ka mundësi që këta që e mbajnë veten për intelektualë nuk e kuptojnë se Saliut as nuk i intereson më fare PD. Ai ka qenë gjithmonë egoist, por sidomos në këto momente ai është egoisti më i sëmurë në Shqipëri e mbase dhe më gjerë. Atij i intereson që të jetë faktor politik dhe kështu të shpresojë të heqë non gratën (ëndërron kot). Dhe kështu të bëjë presion në drejtësi e mos gjykohet për gjynahet që i ka shkaktuar këtij populli e këtij kombi! Dy janë mundësitë pse intelektualët e përkrahin. E para dhe me dashamirësi mund të jetë që nuk arrijnë ta kuptojnë, dhe kjo është e tepërt të mbajnë titullin intelektualë, dhe e dyta është që dhe këta intelektualë kanë interesa të ngushta personale dhe kështu i bie që as këtyre nuk i intereson PD dhe as e mira për popullin shqiptar..!!

    Përgjigju
    • Artan: 06/08/2023 07:56

      Kjo fjala "intelektual" ... Osmanin mund ta quash artist, dhe nje shkodran te kendshem, po intelektual?

  • epo kjo pune: 05/08/2023 11:35

    temena Berishes I bejne legenat... na e bete peshqesh ne 90 tipa si ju, ... vijme ne pushtet!!!! kokrra palles, mileti nuk vjen ne pushtet, mos fol ne veten e pare shumes... vjen vetem pislleku apo e fut dhe veten aty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja