Kandidati i PD-së në Tiranë bisedë me dy personalitetet e artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin: Mungojnë investimet institucionale

Kandidati i PD-së në Tiranë bisedë me dy personalitetet e artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin: Mungojnë investimet institucionale

Alfred Rushaj, Osman Mula dhe Vladimir Prifti

Drejtuesi i Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë, Alfred Rushaj ka zhvilluar një takim me dy prej personaliteteve të artit shqiptar, Osman Mulën dhe Vladimir Priftin ku dëgjoi shqetësimet që u ngritën prej tyre.

Një prej problemeve të ngritura gjatë bisedës qe mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional.”, tha Mula.

Mula rrëfeu edhe përvojën e vet, teksa tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 22/03/2021 01:06

    Edhe komunisti Osman Mula eshte bere DEMOKRAT?po me duket si ata qe bejne operacione te ndrrojne seksin.

    Përgjigju
  • Na ruajt zoti: 21/03/2021 16:25

    Të paguajmë ne për pensione sikur kanë bërë hatanë në punë....vlera mesatare e ndonjëherë mediokre marrin pensione e tituj

    Përgjigju
  • Lala: 21/03/2021 13:20

    Tëmëm e sëmës bre i persekutar na doli dhe Osmoni? Po nuk bëri punë nga para trompa o Mono, ktheje nga mbrapa se të del ma mir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës